2024.01.13 Incontro con il Clero Romano 2024.01.13 Incontro con il Clero Romano

Françesku, meshtarëve të Romës: jemi në një tokë misioni

Papa Françesku u takua sot me klerin romak, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Mbi 800 priftërinj, dioqezanë, rregulltarë dhe diakonë të përhershëm në shërbim baritor në dioqezën e Romës, pranuan ftesën për të marrë pjesë në veprimtarinë në katedrale, zhvilluar me dialog të hapur dhe familjar, në një atmosferë shumë të përzemërt.

R.SH. / Vatikan

"Tokë misioni". Kështu e quajti Françesku Dioqezën e Romës në takimin konfidencial sipas traditës me klerin romak, zhvilluar sot paradite, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Papa mbërriti pak pas orës nëntë dhe u prit nga kardinali mëkëmbës, Angelo De Donatis.

apa Françesku takohet me klerin romak në Bazilikën Lateranense
apa Françesku takohet me klerin romak në Bazilikën Lateranense

Rifillojnë vizitat në famulli

Përmbi 800 të pranishmëve, duke përfshirë priftërinj dioqezanë dhe rregulltarë, si dhe diakonë të përhershëm në shërbimin baritor, Ipeshkvi i Romës u bëri thirrje për ungjillizimin e të gjithë bashkësisë kishtare. Më pas njoftoi se do të rifillojë vizitat në famullitë e dioqezës, pas ndalesës së imponuar nga pandemia.

Dialog i hapur

Takimi, i cili zgjati rreth tri orë, sipas një njoftimi për shtyp nga Dioqeza e Romës, u zhvillua "me një dialog të hapur dhe familjar, në një atmosferë përzemërsie".

Lutjen e mesditës e pasoi përshëndetja e kardinalit dhe më pas, dialogu ndërmjet priftërinjve dhe Françeskut, i cili i ftoi të pyesnin lirisht, me sinqeritet. Ishin rreth tridhjetë prej tyre.

Papa Françesku takohet me klerin romak
Papa Françesku takohet me klerin romak

Dëshmia

Françesku foli për nevojën e ungjillëzimit në rrethana pagane, duke nënvizuar rëndësinë e dëshmisë.

Takimi me klerin romak
Takimi me klerin romak

Bekohen njerëzit, jo mëkati

Më pas ai iu përgjigj pyetjeve në lidhje me bekimin e çifteve homoseksuale, duke thënë se nuk e ndryshon doktrinën mbi sakramentin e martesës së një burri me një grua. Ne i bekojmë njerëzit, jo mëkatin – kujtoi. E, i pyetur nga një prift afrikan, u përgjigj se kultura e Afrikës nuk i pranon këto bekime, sepse ka ndjeshmëri të ndryshme e edhe se kjo u sqarua me kardinalin Ambongo.

Papa takohet me klerin e Romës
Papa takohet me klerin e Romës

Më pas ai deklaroi se shumë nuk i lexojnë mirë tekstet e kishës: nevojitet dëgjim i mirë, nënvizoi ai, duke kujtuar se konfliktet duhet të zgjidhen, jo të fshihen.

Papa Françesku takohet me klerin romak
Papa Françesku takohet me klerin romak

Fal, gjithmonë!

Pastaj Papa ftoi për të falur gjithmonë: unë fal gjithmonë, duhet të kemi gjithmonë mëshirë, tha ai.

Papa Françesku takohet me klerin romak
Papa Françesku takohet me klerin romak

Predikime të shkurtra

Diakonëve u kërkoi të jenë në mesin e njerëzve, në shërbim të atyre që kanë nevojë. Së fundi, kujtoi se predikimet duhet të jenë të shkurtra, rreth 7/8 minuta, të drejtpërdrejta, me frymën e Fjalës së Zotit.

13 janar 2024, 16:18