Mons. Luigi Bonazzi, Nunzio Apostolico in Albania Mons. Luigi Bonazzi, Nunzio Apostolico in Albania

Papa pret në audiencë nuncin apostolik në Shqipëri, imzot Bonazzi

Sot, Papa Françesku priti në audiencë nuncin apostolik në Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi. Siç njofton Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa u ndal me të në bisedë, menjëherë pas takimeve me prefektin e Dikasterit për Ipeshkvijtë, kardinalin Robert Francis Prevost, si edhe me prefektin e Dikasterit për Doktrinën e Fesë, kardinalin Victor Manuel Fernandez

R.SH. – Vatikan

Sot, Papa Françesku priti në audiencë nuncin apostolik në Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi. Siç njofton Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa u ndal me të në bisedë, menjëherë pas takimeve me prefektin e Dikasterit për Ipeshkvijtë, kardinalin Robert Francis Prevost, si edhe me prefektin e Dikasterit për Doktrinën e Fesë, kardinalin Victor Manuel Fernandez, autor i deklaratës 'Fiducia supplicans' për bekimin e çifteve të parregullta dhe të çifteve homoseksuale, që ka shkaktuar kritika të shumta.

Ati i Shenjtë priti në audiencë po sot edhe kreun e Kalorësve të Kolombos, Patrick E. Kelly, bashkë me kryeipeshkvin e Baltimorës në SHBA, imzot William Edward Lori.

Së fundi, takimet e tjera të sotme të Papës ishin me grupe: me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe të Komitetit Shkencor të Fondacionit “Kujtime Audiovizive të Katolicizmit”; me pjesëmarrësit në takimin e promovuar nga “Toniolo Young Professional Association”; me Komitetin Katolik për Bashkëpunim Kulturor me Kishat Ortodokse dhe Kishat Ortodokse Lindore; me pjesëmarrësit në Simpoziumin “Université des communicants en Église” (Universiteti i Komunikatorëve në Kishë).

12 janar 2024, 13:24