Papa priti Presidentin e Timorit Lindor
R.SH. - Vatikan
Papa Françesku priti sot paradite në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Presidentin e Timorit Lindor José Manuel Ramos-Horta, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe mons. Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, u nënvizuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Timorit Lindor – thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Vatikanit – dhe kontributi që Kisha Katolike ofron në jetën e përditshme për vendin, duke nënvizuar marrëdhëniet e mira me autoritetet.
Më pas gjatë bisedimeve u fol për disa aspekte të situatës ekonomike dhe sociale të vendit dhe për çështje e probleme që ndryshimet klimatike shkaktojnë në rajon. Në vazhdim të bisedës, u shkëmbyen mendime edhe për situatën ndërkombëtare e rajonale, duke iu referuar në mënyrë të veçantë vendeve të Azisë Juglindore”.