Kërko

Pjesëmarrësit në takimin  e organizuar nga "Toniolo Young Professional Association" Pjesëmarrësit në takimin e organizuar nga "Toniolo Young Professional Association"  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa: tregtia e armëve shkatërron, duhet ekonomi e re, Ungjilli mëson vëllazërinë

Në takimin me të rinjtë e “Shoqatës së Profesionistëve të Rinj Toniolo” (Toniolo Young Professional Association”), Papa ua besoi të rinjve, ëndrrat e vjetra dhe i ftoi të rinjtë “t’i ndotin duart” duke pasur parasysh se kanë përballë “një jetë të tërë për ta jetuar, jo për ta ruajtur”. Sot ndjehet fort nevoja për krijimtari e guxim, që të mund t’i jepet frymëmarrje të re një bote, e cila kënaqet vetëm me fitimet".

R. SH. - Vatikan 

“Këto ëndrra të vjetra, po jua besoj juve” - u tha Papa pjesëmarrësve në takimin me “Shoqatën e Profesionistëve të Rinj Toniolo” (Toniolo Young Professional Association). Më pas i ftoi të rinjtë “t’i ndotin duart” duke pasur parasysh se kanë përballë “një jetë të tërë për ta jetuar, jo për ta ruajtur”. Ndjehet fort nevoja për krijimtari e guxim, që të mund t’i jepet frymëmarrje e re një bote, e cila kënaqet vetëm me fitimet". Françesku kujtoi, në vijim, edhe paqen, tejet të nevojshme për çdo njeri e për botën mbarë!

Më pas u kërkoi të rinjve ta përtërijnë ekonominë, duke nisur nga prodhimi dhe tregtimi i armëve. Këtë e theksoi fort Papa në audiencën e sotme me “Shoqatën e Profesionistëve të Rinj Toniolo ”. Për të nënvizuar më pas se “luftërat janë fryt i marrëdhënieve të zgjatura të pushtetit, pa fillim të saktë e edhe pa fund të caktuar". E, në vijim, pyeti:

"Po ku janë veprat e guximshme, vegimet e ndritshme? E nga kush mund të vijnë, nëse jo nga zemrat rinore dhe të patrembura, që e mirëpresin të mirën brenda vetes dhe e marrin Ungjillin ashtu siç është, për të shkruar faqe të reja vëllazërie dhe shprese?”.

Kjo është mjeshtria juaj, thirrja juaj" – u kujtoi Papa të rinjve. “Sa aspekte të tjera, si ekonomia, lufta kundër urisë, prodhimi dhe tregtimi i armëve, gjë e shëmtuar, kjo, e shëmtuar - theksoi - çështja klimatike, komunikimi, bota e punës dhe shumë të tjera kanë nevojë për përtritje e frymë krijuese?

“Jua besoj këto ëndrra plaku, plak siç jam! Këtu thuhet i moshuar - kujtoi duke komentuar tekstin që kishte para – por unë po them i vjetër sepse kuptohet më mirë”.

12 janar 2024, 11:57