Papa pret presidentin e Guinea Bisaut Embaló

Papa priti Presidentin Umaro Sissoco Embaló, gjatë bisedimeve të pëerzemërta u theksua në veçanti puna arsimore dhe shëndetësore që kryhet nga Kisha katolike në shtetin afrikan

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku priti sot në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Presidentin e Republikës së Guinea Bisau, Umaro Sissoco Embalò. I dhuroi një skulpturë bronzi, titulluar "Kujdesi për Krijimin", vëllime të dokumenteve papnore dhe mesazhin për Ditën Botërore të Paqes 2024.

Presidenti Umaro Sissoco Embalò më pas u takua me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, i shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher.

Njoftimin e dha zyra e shtypit e Vatikanit e cila informon se gjatë "bisedimeve të përzemërta" në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit "u nënvizuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Guinea-Bissau-t, u theksuan disa aspekte të situatës shoqërore të vendit dhe kontributi i Kishës në favor të së mirës së përbashkët, veçanërisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë”.

29 janar 2024, 13:35