Burkina Faso, immagini di archivio  (AFP or licensors) Burkina Faso, immagini di archivio (AFP or licensors)

Burkina Faso, sulme në Kishë e Xhami. Dhimbja e Papës: mjaft urrejtje

Ju ftoj të respektoni vendet e shenjta dhe të luftoni kundër dhunës për të promovuar vlerat e paqes. Këtë kërkon Papa Françesku në telegramin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, dërguar kreut të ipeshkvijve, ku shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit ndaj komunitetit katolik të Essakane dhe për ata në Xhaminë në Natiaboani.

R.SH. - Vatikan

"Urrejtja nuk është zgjidhja e konflikteve"

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, drejtuar Imzot Laurent Dabiré, president i Konferencës Episkopale të Burkina Fasos dhe Nigerit, në Ouagadougou, Papa Françesku shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e sulmit të dyfishtë në një Kishë dhe Xhami në Burkina Faso pardje të dielën më 25 shkurt. .

Dhimbja për humbjen e jetëve njerëzore

Me "dhimbje të thellë" Papa, i cili ende po shërohej nga gripi, mësoi për sulmin tragjik terrorist në një kishë katolike në Essakane dhe për atë të kryer kundër një xhamie në Natiaboani. Françesku bashkohet me familjet në zi, duke shprehur afërsinë dhe dhimbjen e tij për humbjen e jetëve njerëzore. Papa ndjen “trishtim” në shpirt edhe për vuajtjet që pësoi komuniteti mysliman.

Respekti për vendet e shenjta

Atin i Shenjtë, lexojmë në telegram, “lutet për shpirtin e të ndjerëve, duke ia besuar mëshirës së Zotit dhe për shërimin e të plagosurve”. Mos harroni se "urrejtja nuk është zgjidhja e konflikteve", kujton Ati i Shenjtë dhe bën thirrje për "respektimin e vendeve të shenjta të kultit dhe luftën kundër dhunës për të promovuar vlerat e paqes". Papa i lutet Zotit që “të sjellë forcë dhe ngushëllim për të gjithë ata që janë prekur nga këto tragjedi”. Së fundi Ati i Shenjtë kërkon prej Zotit bekime të begata hyjnore për bijtë dhe bijat e Burkina Fasos e për mbarë kombin.

27 shkurt 2024, 11:08