Françesku viziton Venecian në fund të prillit
R.SH. - Vatikan
Do të jetë Papa i katërt, që do të ecë ndërmjet kanaleve dhe rrugëve të “Serenisimës”. Pas Palit VI në vitin 1972, Gjon Palit II më 1985 dhe Benediktit XVI më 2011, do t’i takojë Papës Françesku të vizitojë Venecian, të dielën e 28 prillit, tri ditë pas festës së Shën Markut, Pajtor i qytetit.
Disa etapa të vizitës
Në një deklaratë të përbashkët të Dikasterit vatikanas për Kulturën dhe Edukimin dhe të Patriarkatit të Venecias, njoftohen tri nga etapat e vizitës papnore. Ati i Shenjtë do të shkojë në pavijonin e Selisë së Shenjtë në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit të Bienales, në burgun e grave Giudecca dhe do të takojë bashkësinë kishtare të Patriarkatit. Programi përfundimtar, vërehet në notë, "do të komunikohet së shpejti".