Audienca e përgjithshme Audienca e përgjithshme  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa anulon audiencat për shkak të një gripi të lehtë

Komunikim i Sallës së Shtypit të Vatikanit: anulohen, "si masë mbrojtëse paraprake", të gjitha veprimtaritë e Papës parashikuar për sot. Javën e kaluar Ati i Shenjtë ndoqi Ushtrimet Shpirtërore të Kreshmëve.

R. SH. - Vatikan

Angazhimet e Papës Françesku u anuluan sot në mëngjes "për shkak të një gripi të lehtë".  Lajmin e njoftoi  Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, që sqaron: “Për shkak të një gripi të lehtë, Papa i anuloi, si masë paraprake, audiencat e planifikuara për sot”.

Nga pasditja e së dielës së kaluar, 18 shkurt, deri në pasditen e së premtes,  më 23, Ati i Shenjtë mori pjesë në Ushtrimet Shpirtërore të Kreshmëve, kohë  lutjeje e vitit liturgjik, që ai dhe bashkëpunëtorët e tij të Kuries romake e jetuan personalisht.

Javën e kaluar u pezulluan të gjitha angazhimet e Papës, përfshirë audiencën e përgjithshme të së mërkurës. Sot ishte parashikuar rifillimi  i takimeve papnore, të cilat u shtynë për shkak të këtij gripi të lehtë.

24 shkurt 2024, 10:58