la X Giornata Mondiale di preghiera e riflessione contro la tratta di persone la X Giornata Mondiale di preghiera e riflessione contro la tratta di persone

Papa: ata që mbyllin sytë dhe veshët janë bashkëpunëtorë të tregtisë së skllevërve

“Një thirrje për të mos qëndruar në vend, të palëvizshëm, por të mobilizojmë të gjitha burimet në luftimin kundër trafikimit e tregtisë së skllevërve”. Kështu shprehet Papa në mesazhin e tij për Ditën e dhjetë Botërore të Lutjes dhe Reflektimit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore që bie sot në kujtimin liturgjik të Shën Jozefina Bakhitës. “Kundër trafikimit të njerëzve duhet të dëgjojmë, ëndërrojmë dhe veprojmë”

R.SH. - Vatikan

“Nuk është kurrë vonë për të vendosur” për të reaguar ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, “një dramë globale”. Papa na nxit të "hapim jetët tona, zemrat tona për shumë motra e vëllezër që trajtohen si skllevër" sepse - shkruan Ati i Shenjtë Françesku, në mesazhin e tij për Ditën e sotme Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, "nëse i mbyllim sytë dhe veshët, nëse qëndrojmë inertë, ne do të jemi bashkëfajtorë”. Përvjetori, tashmë në edicionin e tij të dhjetë, sivjet ka si temë “Të ecësh për dinjitetin: të dëgjosh, të ëndërrosh, të veprosh”, shënohet si zakonisht në ditën e kujtimit liturgjik të Shën Jozefinës Bakhita.

Hapni sytë dhe veshët

Papa na fton të ecim në gjurmët e "murgeshës sudaneze, e cila si fëmijë u shit si skllave dhe ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore". Ati i Shenjtë na kërkon t’i kujtojmë “padrejtësinë që pësoi, vuajtjet e saj, por edhe forcën dhe rrugën e saj drejt çlirimit dhe të rilindjes drejt një jete të re”.

Shën Bakhita, – shpjegon Ati i Shenjtë Françesku – na inkurajon të hapim sytë e veshët, të shohim të padukshmen dhe të dëgjojmë ata që nuk kanë zë, të njohim dinjitetin e secilit dhe të veprojmë kundër trafikimit dhe çdo forme shfrytëzimi”.

Në kujtimin e kësaj shenjteje jemi të thirrur të gjithë “të mos rrimë në vend, por t’i mobilizojmë të gjitha forcat”, t'i përgjigjemi thirrjes për një transformimin e realitetit duke shkuar në rrënjët e këtij fenomeni, për t’i zhdukur shkaqet e tij. “Bakhita – shpjegon Ati i Shenjtë Françesku – na inkurajon të hapim sytë dhe veshët, të shohim të padukshmen dhe të dëgjojmë ata njerëz që nuk kanë zë, të njohim dinjitetin e secilit dhe të veprojmë kundër trafikimit të njerëzve dhe kundër çdo forme shfrytëzimi”.

Zgjimi nga anestezia e indiferencës

Prandaj Papa na nxit të reagojmë ndaj kulturës së indiferencës që na anestetizon dhe lavdëron ata "raportues të guximshëm" që "hedhin dritë mbi skllavërinë e kohës sonë". Në fakt, “trafikimi i njerëzve është shpesh i padukshëm”, lexojmë në mesazhin e Atit të Shenjtë, por nga ana tjetër përfshirja e shumë të rinjve në angazhimin e kësaj Dite është inkurajuese dhe tregon rrugën për ta luftuar këtë plagë të turpshme. Kujtojmë se ka si temë: .

Një botë pa trafikim të njerëzve, nga ëndrra në realitet

Ati i Shenjtë Bergoglio na kërkon ta dëgjojmë thirrjen “dëgjo, ëndërro dhe vepro” për të ndihmuar ata personave që ende vuajnë në konflikte apo luftëra, ata që janë të prekur nga efektet e ndryshimeve klimatike, migrantët që janë të detyruar të braktisin vendlindjet dhe ata që janë objekt i shfrytëzimit seksual ose në punë, në veçanti gratë e vajzat. “Le të kthehemi në ëndërrimin e një bote në të cilën – shkruan Papa në mesazhin e Ditës së sotme Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore – njerëzit mund të jetojnë në liri dhe me dinjitet”. Prandaj Papa na inkurajon ta shndërrojmë këtë ëndërr në realitet, “nëpërmjet veprimeve konkrete për të luftuar trafikimin e njerëzve”, të “lutemi dhe të veprojmë” individualisht, në familje, në famullitë kishtare si dhe në fushat e ndryshme shoqërore dhe në politikë, “për këtë kauzë të dinjitetit”.

08 shkurt 2024, 10:39