Shembje në një kantier të Firences Shembje në një kantier të Firences  (ANSA)

Papa: dhimbje për shembjen në Firence. Thirrje “për sigurinë në vendin e punës”

Papa, në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, drejtuar kardinalit Betori, kryeipeshkëv metropolitan i kryeqytetit toskan, shpreh afërsinë e tij me familjet e viktimave dhe i fton "për një angazhim më të madh të gjithë ata, që kanë përgjegjësinë për mbrojtjen e punëtorëve.

R. SH. - Vatikan

Ndjenjat e afërsisë dhe ngushëllimet për familjet e viktimave të tragjedisë së ndodhur në një kantier në Firence, por edhe thirrja për siguri në punë, shprehen nga Papa në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, drejtuar kardinalit Giuseppe Betori, Kryeipeshkëv Metropolit i Firences. Në tekst kujtohet “aksidentit tragjik” që ndodhi dje, më 16 shkurt, në kantierin e një supermarketi të kryeqytetit toskan, kur shembja e njërës prej shtyllave mbajtëse shkaktoi një shembje që mbyti katër vetë e plagosi tre të tjerë, ndërsa një punëtor i pestë është ende i zhdukur.

Thirrje për siguri në punë

Françesku, pasi shprehu “pjesëmarrjen e tij të thellë në dhimbjen e të gjithë qytetarëve”, përsëriti “thirrjen për siguri në vendin e punës, duke shpresuar një angazhim më të madh nga ata që kanë përgjegjësinë për të mbrojtur punëtorët”. Papa falenderoi edhe ata, që "punuan në operacionet e shpëtimit", duke siguruar "lutjet e tij atërore" dhe duke dërguar "bekimin apostolik për të gjithë, në shenjë afërsie shpirtërore".

17 shkurt 2024, 15:01