Kërko

Papa: vëllazëria na priftë përtej urrejtjes e luftës, drejt një bote solidare

Videomesazh i Papës Françesku për ditën ndërkombëtare të Vëllazërimit njerëzor, që na kujton pesëvjetorin e nënshkrimit të Dokumentin kushtuar vëllazërimit për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët, vëllazëria na udhëheq nëpër hijet e errëta të urrejtjes dhe luftës, pohon Ati i Shenjtë

R.SH. / Vatikan

Në krye të videomesazhit Papa i përshëndet të gjithë me dashuri dhe nderim në këtë ditë në të cilën kujton se pikërisht pesë vjet më parë, në Abu Dhabi u nënshkrua Dokumenti për vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe bashkëjetesën e popujve.

Vitet e fundit – vijon  Ati i Shenjtë Bergoglio - ecëm si vëllezër me vetëdijen se, duke respektuar kulturat dhe traditat tona të ndryshme, duhet të ndërtojmë vëllazërinë si një pengesë ndaj urrejtjes, dhunës dhe padrejtësisë.

Rruga e vëllazërisë është rrugë e përbashkët, rrugë e gjatë dhe e vështirë, por është linja e shpëtimit për njerëzimin tonë, për t'u përballur me shenjat e shumta të kërcënimit dhe kohët e errëta, që po përjetojmë.

Faleminderit të gjithë atyre që punojnë, të bindur se mund të jetojmë në harmoni dhe në paqe, të vetëdijshëm për nevojën për një botë më vëllazërore sepse të gjithë jemi krijesa të Zotit: vëllezër e motra! Faleminderit!

04 shkurt 2024, 09:29