Kërko

Papa lutet për Armeninë dhe "ata që ikin nga Nagorno-Karabaku", "mjaft me luftëra"

Duke pritur në audiencë, para audiencës së sotme të përgjithshme, anëtarët e Sinodit të Ipeshkvijve të Kishës Patriarkale të Kilikisë së Armenëve, Papa - në fjalën e lexuar nga Imzot Filippo Ciampanelli, i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, evokoi "me lutje" Armeninë, "në veçanti të gjithë ata që ikin nga Nagorno-Karabakh, familjet e shumta të zhvendosura që kërkojnë strehim".

R.SH. / Vatikan

Gjatë takimit, mbajtur sot në Vatikan, para audiencës së përgjithshme, me anëtarët e Sinodit të Ipeshkvijve të Kishës Patriarkale të Kilikisë së Armenëve, Papa - në fjalën e lexuar nga Imzot. Filippo Ciampanelli, zyrtar i Sekretarisë së Shtetit të Vatikani, evokoi "me lutje" Armeninë, "në veçanti të gjithë ata që ikin nga Nagorno-Karabakh, familjet e shumta të zhvendosura që kërkojnë strehim".

“Kaq shumë luftëra, kaq shumë vuajtje”, shkruan Papa Françesku në fjalimin e përgatitur për këtë rast: “Lufta e Parë Botërore duhej të ishte e fundit dhe Shtetet u formuan në Lidhjen e Kombeve, si përfaqësi e Kombeve të Bashkuara, duke menduar se kjo do të mjaftonte për të ruajtur dhuratën e paqes. Por që atëherë, sa shumë konflikte dhe masakra kanë ndodhur, gjithmonë tragjike e gjithmonë të padobishme. Shumë herë jam përgjëruar: “Mjaft!””. Nga këtu thirrja e Papës që sot “të gjithë t’i bëjmë jehonë britmës së paqes, që të prekë zemrat, edhe ato që janë të pandjeshme ndaj vuajtjeve të të varfërve dhe të të përulurve”. “Dhe mbi të gjitha lutemi. Unë lutëm për ju dhe për Armeninë; dhe ju, u lutem, më kujtoni mua në lutjet tuaja!”.

Së fundi, Papa kujton lutjen e Shën Nersesit të Hirshëm: “O Zot i mëshirshëm, ki mëshirë për të gjithë ata që besojnë në ty, për të mitë dhe të huajt, për të njohurit dhe të panjohurin, për të gjallët dhe për të vdekurit, fali edhe armiqtë e mi dhe kundërshtarët falin për të këqijat që më kanë bërë, dhe kthejë nga padrejtësia që bëjnë ndaj meje, që edhe ata të jenë të denjë për mëshirën tënde. Dhe ki mëshirë për krijesat e tua dhe për mua, mëkatarin e madh".

28 shkurt 2024, 11:21