Kërko

Papa priti Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, paqja dhe roli i Kishës mes temave

Françesku priti në audiencë presidenten e Republikës së Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan. Gjatë bisedimit të përzemërt në Sekretarinë e Shtetit, u theskuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Tanzanisë. Biseda vazhdoi me shkëmbimin e mendimeve për çështjet që kanë të bëjnë me kontekstin social në Tanzani dhe me sfidat, që duhet të përballojë vendi. Më tej u shkëmbyen mendime për situatën rajonale dhe aktualitetin ndërkombëtar

R.SH. / Vatikan

Ati i Shenjtë Françesku priti sot paradite, 12 shkurt 2024, në audiencë, Presidenten e Republikës së Bashkuar të Tanzanisë, Zonjën Samia Suluhu Hassan, e cila më pas u takua me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit, shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Gjatë bisedimit të përzemërt në Sekretarinë e Shtetit, u nënvizuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Tanzanisë. Në veçanti, u kujtua rëndësia e rolit që luan Kisha Katolike në vend, në ndihmë të popullatës, veçanërisht në fushën e bamirësisë, të arsimit dhe të shëndetësisë.

Biseda vazhdoi me shkëmbimin e mendimeve për çështjet që kanë të bëjnë me kontekstin social në Tanzani dhe me sfidat, që duhet të përballojë vendi. Më tej u shkëmbyen mendime për situatën rajonale dhe aktualitetin ndërkombëtar, duke shpresuar një angazhim gjithnjë e më të madh për sigurimin dhe mbrojtjen e paqes.  

12 shkurt 2024, 11:32