Pamje e Bazilikës së Shën Pjetrit nga zyrat e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit Pamje e Bazilikës së Shën Pjetrit nga zyrat e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit

Selia e Shenjtë, anëtarë të rinj të Këshillit të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet

Papa emëron kardinajtë Tagle, Czerny dhe Gugerotti në Këshillin e "seksionit të dytë" të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, si edhe Át Albanese-n, drejtorin aktual të Zyrës për Komunikimet Shoqërore dhe të Zyrës Misionare të Vikariatit të Romës

R.SH. – Vatikan

         Papa Françesku emëron katër anëtarë të rinj në Këshillin e Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, në të ashtuquajturin "seksioni i dytë", drejtuar nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher.

Anëtarët e rinj janë kardinajtë: Luis Antonio G. Tagle, pro-prefekt i Dikasterit për Ungjillëzimin në Seksionin për Ungjillëzimin e Parë dhe Kishat e reja të veçanta; Michael Czerny, prefekt i Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor; Claudio Gugerotti, prefekt i Dikasterit për Kishat Lindore.

Gjithashtu, Papa emëroi si anëtar Át Giulio Albanese, drejtor i Zyrës për Komunikimet Shoqërore dhe të Zyrës për Bashkëpunimin Misionar ndërmjet Kishave të Vikariatit të Romës.

22 shkurt 2024, 15:39