Kërko

Israeli air strike in the east of southern Gaza Strip Israeli air strike in the east of southern Gaza Strip

Thirrje e re e Papës për paqen në botë!

Papa përsërit thirrjen për Ukrainën e martirizuar, Palestinën dhe Izraelin. “Përballë luftërave nuk duhet t’ua mbyllim zemrat atyre, që kanë nevojë” - nënvizoi. E më pas, një kujtim edhe për mbledhjen e fondeve.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku përsëriti thirrjen për paqe edhe sot, kur Kisha kremton ditën e parë të Kreshmëve. Le të përgatitemi për ta përshkuar këtë kohë - nënvizoi në fund të audiencës së përgjithshme - parë si mundësi për kthesë dhe përtëritje, duke dëgjuar fjalën e Zotit dhe duke u kujdesur për vëllezërit dhe motrat tona, që kanë më shumë nevojë.

Kështu u shpreh Françesku, mendimi i të cilit shkoi, si zakonisht, tek Ukraina e martirizuar. Pa i harruar as Palestinën e Izraelin, që vuajnë aq shumë. Më pas, thirrja drejtuar të gjithë atyre, që nisin sot pendesën e Kreshmëve:

“Të lutemi për këta vëllezër e motra që vuajnë nga lufta; t’i vazhdojmë  lutjet, veçanërisht për paqen në botë".

 Në vijim, Ati i Shenjtë kujtoi edhe se:

 "Për fillimin e Kreshmëve sot, në të gjitha kishat e vendit tuaj mblidhen fonde për të ndihmuar Ukrainën. Përballë kaq shumë luftërave, të mos ua mbyllim zemrat tona atyre që kanë nevojë”.

Këtë Ati i Shenjtë e kërkoi gjatë përshëndetjes drejtuar besimtarëve polakë, të pranishëm në audiencën e përgjithshme.

14 shkurt 2024, 12:27