Protesta e traktorëve në Itali Protesta e traktorëve në Itali

Letër e Papës për bujqit: “Jam pranë jush, mos u shkurajoni”

Ati i Shenjtë u përgjigjet fermerëve italianë, të cilët, së bashku me homologët e tyre evropianë, vazhdojnë protestat për të kërkuar fonde dhe ligje më të drejta për bujqësinë e blegtorinë, në ato manifestime, që tashmë kanë marrë emrin “protesta e traktorëve”

R.SH. – Vatikan

"Jam pranë jush dhe familjeve tuaja. Mos u shkurajoni!" Këto janë fjalët e Papës Françesku në letrën drejtuar fermerëve, pasi e ashtuquajtura “protesta e traktorëve” mbërriti në Sheshin e Shën Pjetrit më 18 shkurt, bashkë me lopën Ercolina dhe me traktorin, që iu dhurua më pas Atit të Shenjtë.

Në letrën drejtuar Roberto Rosati-t, zëdhënës i shoqatës 'L'Abruzzo in agris', Papa falënderon dhe bekon bujqit: "I dashur vëlla, dua të të falënderoj për letrën e përzemërt dhe për dhuratat që më ke dërguar në emër të bujqve italianë – lexohet në tekst. – E vlerësoj nderimin dhe fjalët me të cilat e shoqëroni”. Pastaj, e mbyll: “Zoti ju bekoftë dhe Zoja ju ruajtë. Lutuni për mua; unë do të lutem per ju. Vëllazërisht”.

05 mars 2024, 13:06