2024.02.14 Processione penitenziale, Santa Messa con imposizione delle Ceneri 2024.02.14 Processione penitenziale, Santa Messa con imposizione delle Ceneri

Nga Pali VI - te Françesku, Kreshmët në shkollën e Papëve

Në Mesazhet kushtuar përgatitjes për Pashkë, Papët na kujtojnë elementet themelore të jetës së krishterë. Reflektimet e Montinit, Gjon Palit II, Benediktit XVI dhe Françeskut

R.SH. / Vatikan

Po bëjmë hapat e fundit të kohës së Krezhmëve në rrugëtimin tonë shpirtëror drejt Pashkëve të Jezu Krishtit. Kohë për të rrëmuar mirë brenda vetes, në mënyrë që t’i ndryshojmë sjelljet, për të cilat nuk kemi  pse krenohemi. Madje, do të donim të ndryshonim gjithë vetveten. Në këtë kuptim, në mesazhet e tyre të Kreshmëve, Papët propozojnë çdo vit një zgjedhje, një sjellje, që përkon  me sjelljen e Krishtit.

Pali VI
Pali VI

Në Mesazhin për Kreshmët e vitit 1978, Pali VI na kujton se ndarja e përbashkët është sjellje themelore e krishterë. “Në nismat e shumta të dashurisë për të afërmin - shkruan - duke filluar nga lëmosha dhe shërbimi individual e deri te kontributet kolektive për zhvillimin e popujve më pak të favorizuar nga pikëpamja materiale, i krishteri provon gëzimin e ndarjes së përbashkët, të ndarjes së një trashëgimi, të cilin Zoti e ka krijuar bujarisht për të gjithë. Thuhet - shton Papa Montini - se ka art të dhënies e art të marrjes, ndërsa të krishterët kanë vetëm një term për të dyja aktet: atë të ndarjes vëllazërore. Këto Kreshmë qofshin shenjë bashkimi me të gjithë njerëzit, të cilët janë thirrur të marrin pjesë në Misterin e Kryqit dhe në Ngjalljen e Krishtit!”.

Nuk është vetëm pendesa e flijimi, ose sjellja pendestare, mënyrë për të kuptuar më mirë çka është themlore në jetën tonë dhe për të parë kalimet e Zotit nëpër  këtë jetë.

Gjon Pali II
Gjon Pali II

Gjon Pali II shkruan “Kreshmët janë kohë e favorshme për t’i shprehur Atit mirënjohje të sinqertë për mrekullitë që i bëri njeriut në të gjitha epokat e historisë e, veçanërisht, në ringjalljen, për të cilën nuk kurseu as Birin e tij të vetëm. Zbulimi i pranisë shëlbuese të Zotit në punët e njerëzve - vazhdon Mesazhi për Kreshmët 1999 - na nxit të bëjmë kthesë. E kjo na bën të gjithëve të ndiejmë praninë e Perëndisë dhe na shtyn ta nderojmë e ta lavdërojmë”.

Me Shën Palin përsërisim: "I bekuar qoftë Hyji, Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit, që na bekoi me çdo bekim shpirtëror në qiell në Krishtin. Në Të na zgjodhi para krijimit të botës, për të qenë të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri.

Vetë Zoti na fton të bëjmë një udhë pendese e pastrimi shpirtëror, për ta pëtrirë rishtas fenë tonë! Na thërret pambarimisht pranë Tij e, sa herë pendohemi për mëkatet,  na tregon rrugën e rikthimit në shtëpinë e Tij, ku gjemë  kujdesin e pashoq në Krishtin”. 

Njohja e pranisë së Krishtit në jetën tonë na shtyn, gati-gati nga nevoja e ndarjes së përbashkët, t'u kushtojmë vëmendje të tjerëve. E për të forcuar kështu, përkushtimin ndaj bamirësisë.

Benedikti XVI
Benedikti XVI

“Edhe sot – shkruan Benedikti XVI në Mesazhin për Kreshmët 2012 – zëri i Zotit kumbon fuqishëm ndërsa e thërret secilin prej nesh të kujdesemi për njëri-tjetrin. Edhe sot Zoti na kërkon të jemi “kujdestarë” të vëllezërve tanë, të krijojmë marrëdhënie shqetësimi të ndërsjellë, vëmendjeje për të mirën e të tjerëve dhe për të gjithë të mirat e tij. Urdhërimi i madh i dashurisë për të afërmin kërkon dhe nxit ndërgjegjësimin për të pasur përgjegjësi ndaj atyre që, si ne, janë krijesa dhe bij të Zotit: duke qenë vëllezër në natyrën njerëzore e, në shumë raste, edhe në fe - vazhdon Papa Ratzinger - duhet të shohim tek tjetri një alter ego të vërtetë, të dashur pafundësisht nga Zoti. Nëse e kultivojmë këtë vështrim vëllazërie, solidariteti, drejtësia, si dhe mëshira e dhembshuria do të burojnë natyrshëm nga zemrat tona”.

Vëmendja ndaj të tjerëve nuk duhet të nënkuptojë furi apo aktivizëm, por thirrje për të vënë kohën në shërbim të Zotit  - na kujton Papa Françesku në mesazhin e Pashkëve 2024:

Papa Françesku
Papa Françesku

“Të ndalesh në lutje, për të mirëpritur Fjalën e Zotit, e të ndalesh, si Samaritani, në prani të vëllait tënd të plagosur. Dashuria për Zotin dhe për të afërmin është një dashuri e vetme. Të mos kesh zota të tjerë, do të thotë të ndalesh në praninë e Hyjit, pranë korpit të të afërmit. Për këtë arsye lutja, lëmosha dhe agjërimi nuk janë tre ushtrime të pavarura, por një lëvizje e vetme hapjeje, zbrazjeje: përjashta çka na rëndon: larg, lidhjet, që na burgosin. Atëherë zemra e atrofizuar dhe e izoluar do të zgjohet. Të ngadalësojmë, pra, e të ndalohemi. Përmasa soditëse e jetës, të cilën Kreshmët do të na lejojnë ta rigjejmë, do të mobilizojë energji të reja. Në praninë e Zotit ne bëhemi motra dhe vëllezër, i ndjejmë të tjerët me një intensitet të ri: në vend të kërcënimeve dhe armiqve, gjejmë shoqe e shokë udhe. E kjo është ëndrra e Zotit, toka e premtuar drejt së cilës shkojmë, kur dalim nga skllavëria”.  

18 mars 2024, 14:36