Kërko

Kard. Paul Josef Cordes Kard. Paul Josef Cordes 

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Cordes

Kardinali, lexojmë në telegramin e Françeskut, i shërbeu "Zotit dhe Kishës me besnikëri dhe bujari, gjithnjë i vëmendshëm ndaj nevojave të botës së rinisë dhe nevojave të njerëzve të ligshtë". Funerali do të kremtohet më 18 mars, në Bazilikën e Shën Pjetrit, nga dekani i Kolegjit të Kardinajve, Kardinali Re. Në përfundim të Kremtimit Eukaristik, Ati i Shenjtë Françesku do të kryesojë ritin e Ultima Commendatio (të lëshimit në dorë të Zotit) e të “Valedictio” (të lamtumirës së fundit).

R. SH. - Vatikan

Kardinali, lexojmë në telegramin e Françeskut, i shërbeu "Zotit dhe Kishës me besnikëri dhe bujari, gjithnjë i vëmendshëm ndaj nevojave të botës së rinisë dhe nevojave të njerëzve të ligshtë". Funerali do të kremtohet më 18 mars, në Bazilikën e Shën Pjetrit, nga dekani i Kolegjit të Kardinajve, Kardinali Re. Në përfundim të Kremtimit Eukaristik, Ati i Shenjtë Françesku do të kryesojë ritin e Ultima Commendatio (të lëshimit  në dorë të Zotit) e të “Valedictio” (të lamtumirës së fundit).

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Cordes

Në një mesazh ngushëllimi, Papa Françesku shpreh afërsinë e tij me familjen e kardinalit Paul Josef Cordes, i cili vdiq dje në Romë, në moshën 89-vjeçare, si dhe me kryedioqezën e Paderbornit, kardinali i së cilës, lexojmë, ishte famullitar i nderuar dhe më pas ipeshkëv i zellshëm ndihmës”. Në telegram, Papa e kujton me mall këtë vëlla "i cili i shërbeu Zotit dhe Kishës me besnikëri dhe bujari, gjithnjë i vëmendshëm ndaj nevojave të botës së rinisë dhe të njerëzve të brishtë, të cilëve u komunikoi dashurinë dhe butësinë e Krishtit". Papa kujton më pas "me mirënjohje, bashkëpunimin e zellshëm" të Kardinalit Cordes në Selinë e Shenjtë, "së pari si nënkryetar i Këshillit Papnor për Laikët dhe më pas, si Kryetar i Këshillit Papnor Cor Unum, ku punoi pa u lodhur kurrë për të dëshmuar shqetësimin atëror të Papës për më të varfërit”.

Rruga e jetës

Të bëhej mjek! Kjo ishte dëshira e tij. Por më pas mori përsipër një detyrë tjetër, edhe më të vëshirë. Vendosi të bëhej meshtar! E kështu i riu Paul Josef Cordes, me origjinë nga Kirchhundem, komunë e vogël në Gjermaninë perëndimore ku ai lindi në vitin 1934, i mbylli librat e mjekësisë dhe hyri në seminarin e Paderborn. Si u shugurua meshtar në vitin 1961, shërbeu në famulli të ndryshme deri në vitin 1969, kur shkoi në Universitetin e Mainzit për të studiuar Dogmatikë. U diplomua në teologji, në vitin 1971 dhe një vit më vonë kardinali Döpfner, asokohe kryetar i ipeshkvijve gjermanë, e emëroi sekretar të komisionit baritor të konferencës ipeshkvnore. Në vitin 1975 nisi rrugën që, me vullnetin e Palit VI, do ta çonte në  Paderborn si ipeshkëv-ndihmës.

Në shërbim të Papëve

Ishte viti 1980, kur mbërriti në Romë. Gjon Pali II i besoi rolin e zëvendëskryetarit të Këshillit Papnor për Laikët. Nisi kështu të kryejë detyra të ndryshme në Kurien Romake dhe në Qendrën Rinore Ndërkombëtare  të Shën Lorencit, përuruar në ’83 e me rastin e Vitit të Shenjtë të Jashtëzakonshëm '83-'84 kontribuoi për vënien në jetë të idesë për organizmin e DBR-së . Më 2 dhjetor 1995 ishte kryeipeshkëv e kryetar i Këshillit Papnor Cor unum. Ishin vite intensive të misioneve në pjesë të ndryshme të botës, fillimisht në emër të Gjon Palit II dhe më pas, të Benediktit XVI, i cili e krijoi atë kardinal në vitin 2007.

Më 7 tetor 2010 ishte kryetar nderi i Cor Unum".

Kapela Papnore për funeralin

Funerali i kardinalit Cordes do të kremtohet të hënën, më 18 mars, në orën 15.00, në Altarin e Katedrës të Bazilikës së Shën Pjetrit. Liturgjisë mortore do t’i prijë kardinali Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit të Kardinajve, së bashku me kardinajtë, kryeipeshkvijtë dhe ipeshkvijtë. Në fund të kremtimit eukaristik, Papa Françesku do të kryesojë ritin e Ultima Commendatio dhe Valedictio.

16 mars 2024, 13:14