Kërko

E Diela XXVI  e Kohës së Zakonshme - shembëlltyra e Lazrit të Varfër. E Diela XXVI e Kohës së Zakonshme - shembëlltyra e Lazrit të Varfër. 

Papa: të mirëpresësh të pambrojturit do të thotë të jetosh me stilin e Ungjillit

Françesku priti, në Vatikan, pjesëmarrësit në takimin e dytë të "Katedrës së mikpritjes", që përfundon sot, në Sacrofano. I ftoi të mos e reduktojnë shërbimin ndaj më të pambrojturve në temë "politikisht korrekte" ose “në organizatë të thjeshtë praktikash, sado të mira qofshin". Duhet të jemi të ankoruar mirë me Ungjillin, nënvizoi, duke mos i konsideruar të pambrojturit si sende, por si protagonistë të kumtimit të Zotit.

R. SH. - Vatikan

Më 27 shkurt, në Fraterna Domus të Sacrofano, në provincën e Romës, u shqyrtua, si mundësi formimi, tema e marrëdhënies ndërmjet ligshtisë dhe bashkësisë, në perspektivën e forcimit të stilit të përfshirjes. Papa, duke i pritur pjesëmarrësit në audiencë, u kujtoi se vijon të jetë i ftohur dhe për këtë arsye leximin e fjalimit të përgatitur ia besoi Imzot Filippo Ciampanelli-t, nga Sekretaria e Shtetit.

Të ndjehesh i ligshtë

 Nisma e Katedrës u vlerësua menjëherë, sepse "tipikisht ungjillore". Të jeni të lidhur me Zotin, si shërmendët me hardhinë, kështu do të jepni fryt. Françesku e nënvizoi këtë si këshilla e parë për të vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme në fushën e gjerë të mikpritjes. Për të mirëpritur vëllezërit dhe motrat e pambrojtura, duhet që edhe ne të ndihemi të pambrojtur dhe të mirëpritur si të tillë nga Krishti. Ai na paraprin gjithmonë: u bë i pambrojtur, deri në mundime; e edhe i brishtë si ne që, falë Tij, edhe ne të bënim të njëjtën gjë.

Duke u ankoruar në Ungjill

Të ankorohemi në Ungjill, në Jezusin! Kjo është mënyra për të shmangur sjelljet e krishtera, që nuk na ndihmojnë të jemi gjithnjë pranë të varfërve. Jezusi "nuk i mësoi dishepujt e tij të planifikonin kujdesin për të sëmurët dhe të varfërit. Jezusi donte t'i stërvitte dishepujt e tij në një stil jetese duke qenë në kontakt me të pambrojturit, në mesin e tyre" - kujton Papa.

Të shikojmë dëshmitarët e fshehur

"Në Ungjill - vijoi Françesku - të varfërit, të pambrojturit, nuk janë objekte, janë subjekte, protagonistë, së bashku me Jezusin, të shpalljes së Mbretërisë së Zotit". Prandaj Papa nënvizoi sa rëndësi ka në bashkësi "njohja me thjeshtësi dhe mirënjohje" e historive të dëshmitarëve të fshehur të Ungjillit. Dha, më pas, shembullin e Bartimeut, të verbërit nga Jeriko, por edhe të Magdalenës. Janë vetëm disa shembuj biblikë, ndër të shumtët që mund të jepen për të nxjerrë në pah se si mund të marrësh pjesë në gëzimin e Ringjalljes:

“Njerëzit e pambrojtur, të takuar dhe të mirëpritur me hirin e Krishtit dhe me stilin e tij, mund të jenë prani e Ungjillit në bashkësinë besimtare dhe në shoqëri”.

01 mars 2024, 15:06