Kërko

 Spirito Santo Spirito Santo

Cili është mëkati kundër Shpirtit Shenjt?

E kjo është blasfemia kundër Shpirtit Shenjt: Je para dritës, e rri me sy mbyllur! Drita të kërkon ty, e ti, terrin! Kjo errësirë, që më rrethon me dashje, nuk mund të falet! E mëshira e Zotit nuk mund të më detyrojë të hap sytë. Zoti nuk mund të na shpëtojë me zor! Ku do të ishte, atëhere, liria jonë? Ku do të ishte dashuria?

R.SH. / Vatikan

Mijëra pyetje bëhen çdo ditë në botë. E mijëra, mbeten pa gjegje. Po kujtojmë njërën prej tyre, ndër më të rëndësishmet: “Cili është mëkati kundër Shpirtit Shenjt”…

Cili është mëkati kundër Shpirtit Shenjt?

Po japim këtu një shembull, fryt i meditimit të Don Luigi Maria Epicoco, shkrimtar librash e artikujsh me karakter filozofik, teologjik e shpirtëror.  Meditimet e tij dalë nga një pendë që e njeh mirë artin e të shkruarit,  përkthehen në gjuhën angleze, franceze, spanjolle, portugeze, sllovene, koreane, polake, rumune e - ëmbëlsira në fund - në gjuhën shqipe!

Po ndalohemi te njeri prej tyre, që të mund ta meditojmë

"...Shumë herë njerëzit më kërkojnë t'u shpjegoj çka është blasfemia kundër Shpirtit Shenjt.

Zakonisht pyetësit i shoqëroj deri te dritarja e dhomës sime.

Prej saj soditet një pejzazh i bukur. Mahnitës edhe kur bie shi…

Mund të shikosh malet, gjelbërimin, qiellin e retë që shpesh duket sikur ndeshen me malet e edhe i dërmojnë

Soditet aq shumë bukuri nga ajo dritare, saqë s’ka njeri që nuk mbetet i mahnitur….

Pasi i tregoj gjithë atë bukuri, e pyes mysafirin "a të pëlqen?"

Deri më sot të gjithë më janë gjegjur se është shumë e bukur.

Atëhere vijoj të flas e t’u them:

"Bukuria është njëlloj aty, nëse jam mëkatar a më i miri i shenjtorëve. Është aty, por nuk më kërkon ta sodis me doemos.

Nuk e skllavëron shikimin tim.

Mund të shikoj jashtë asaj dritareje edhe me sy mbyllur.

Por nëse do të vendosja t’i mbaja sytë të mbyllur,

sa bukuri do të hynte në shpirtin tim?”.

Të gjithë më përgjigjen: “Aspak.”

E kjo është blasfemia kundër Shpirtit Shenjt:

Je para dritës, e rri me sy mbyllur!

Drita të kërkon ty, e ti, terrin!

Kjo errësirë, që më rrethon me dashje, nuk mund të falet!

E mëshira e Zotit nuk mund të më detyrojë të hap sytë.

Zoti nuk mund të na shpëtojë me zor!

Ku do të ishte, atëhere, liria jonë?

Ku do të ishte dashuria?

Nuk mund ta falësh dikë, që nuk pranon të falet.

E as ta duash dikënd, që  nuk dëshiron të duhet...

(Don Luigi Maria Epicoco)

13 prill 2024, 18:17