Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto
Programe Podcast

Dhimbja e Papës për viktimat e tërmetit në Tajvan

Në një telegram të nënshkruar nga Kardinali Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit drejtuar presidentit të Konferencës Episkopale Rajonale Kineze, John Baptist Lee Keh-Mean, Papa shpreh solidaritetin dhe afërsinë e tij me të prekurit nga kjo katastrofë dhe lutet për personelin e urgjencës të përfshirë në rikuperimin e personave. Dje tërmeti me magnitudë 7.6 goditi bregun lindor, deri më tani dhjetë të vdekur dhe mbi një mijë të plagosur

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku shpreh "dhimbjen e thellë" për humbjen e jetëve njerëzore dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i tmerrshëm me magnitudë 7.2 që goditi bregun lindor të ishullit të Tajvanit dje, më 3 prill, duke shkaktuar deri tani, sipas autoriteteve lokale, dhjetë viktima, mbi një mijë persona të plagosur, ndërsa rreth 700 janë ende të zhdukur ose të bllokuar nën rrënoja.

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, drejtuar presidentit të Konferencës Episkopale Rajonale Kineze (CRBC), John Baptist Lee Keh-Mean, Papa Françesku "siguron solidaritetin e përzemërt dhe afërsinë shpirtërore me të gjithë ata që janë prekur nga kjo katastrofë”.

Papa, thuhet më tej në telegram, "lutet për të vdekurit, të plagosurit dhe të gjithë të zhvendosurit", si dhe "për personelin e urgjencës të përfshirë në përpjekjet për rikuperim". Mbi të gjitha, Papa kërkon "bekimin hyjnor të ngushëllimit dhe forcës".

Goditjet

Tërmeti i dhunshëm goditi zonën lindore të Tajvanit dje: një goditje e parë me magnitudë 7.2 u pasua nga njëqind pasgoditje të tjera, nga të cilat të paktën dy ishin më të mëdha se 6 ballë. Epiqendra, tha instituti gjeofizik amerikan Usgs, ishte 18. km në jug-lindje të qytetit Hualien, rreth 155 km në jug të kryeqytetit, Taipei, dhe në një thellësi prej 34.8 km.

04 prill 2024, 14:03
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031