Françesku në shtator në Indonezi, Papua Guinea e Re, Timor-Lindor e Singapor
R.SH. / Vatikan
“Duke pranuar ftesën e Krerëve përkatës të Shteteve dhe autoriteteve kishtare, Papa Françesku do të bëjë një Shtegtim Apostolik në Indonezi, Papua Guinenë e Re, Timor-Lindor dhe Singapor nga data 2 deri më 13 shtator”. Deklarata është e drejtorit të Sallës vatikanase të shtypit, Matteo Bruni.
Ati i Shenjtë Bergoglio do të shtegtojë në Xhakartë nga 3 deri më 6 shtator; në Port Moresby dhe Vanimo nga 6 deri më 9 Shtator; në Dili nga 9 deri më 11 Shtator dhe në Singapor nga 11 deri më 13 Shtator.
“Programi i shtegtimit” - saktëson Bruni - “do të publikohet në kohën e duhur”.
Kujtojmë se Timor Lindor, ose Timor Leste, zyrtarisht Republika Demokratike e Timorit Leste, është vend në Azinë Juglindore, i përbërë nga gjysma lindore e ishullit të Timorit, eksklava e Oecusse në bregun verior të pjesës perëndimore të Timorit si dhe nga ishujt Atauros dhe Jaco, në veri.