Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE

Ipeshkvijtë e Sardenjës tek Papa, Imzot Mura: të lum që i përkasim Kishës universale

Vijoi rreth një orë e gjysmë biseda e sotme e ipeshkvijve të Sardenjës, në vizitën ad Limina. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Antonio Mura: "Papa na dëgjoi dhe iu përgjigj pyetjeve tona lidhur me vizionin e tij për Kishën në përgjithësi dhe për dioqezat tona, në veçanti".

R.SH. / Vatikan

 “Jemi të lumtur që biseduam me Atin e Shenjtë. E që e dëgjuam!”. Imzot Antonio Mura, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Sardenjës, Itali, është i kënaqur. E tregon buzëqeshja e i tij, ndërsa flet para mikrofonave të Radio Vatikanit - Vatican News, në përfundim të audiencës së mëngjesit të sotëm me Papën Françeskun. Intervistë rreth një orë e gjysmë, “në një klimë të bukur” por edhe plot përmbajtje. "Mundësi e këndshme për dialog" e quan Kryeipeshkvi, në të cilin prelatët, së bashku me Françeskun, i bënë vetes dhe njëri-tjetrit pyetjen: “Çka përfaqëson tani Sardenja për Kishën dhe "sa dëshiron të jetë edhe krishterisht e shoqërisht".

Sfidat për të ardhmen

Sfida, probleme, çështje kritike, por edhe risi e dëshirë për të propozuar përgjigje për pyetjet që “na bën shoqëria civile, si Konferencë Ipeshkvnore”, me vetëdijen që nuk jemi vetëm. “Gjatë takimit - vazhdon imzot Mura, - Papa na dëgjoi kur i bëmë disa pyetje. Pyetje që kanë të bëjnë me “vizionin e Atit të Shenjtë për Kishën në përgjithësi”, por, mbi të gjitha, në këto rrethana,  për të tashmen dhe të ardhmen e dioqezave të ishullit. “Takim pozitiv” pra, në të cilin “klima ishte e këndshme” komenton ipeshkvi sard: “Rreth tij e ndjemë veten si Kishë e Sardenjës, të lumtur që i përkisnim Kishës universale”.

08 prill 2024, 16:12
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031