Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
 Një anëtar i Fondacionit Sant'Angela Merici përqafon Papën Një anëtar i Fondacionit Sant'Angela Merici përqafon Papën  (Vatican Media)

Françesku: indiferenca është plagë, të prekemi nga dhimbja e të tjerëve

Në takimin e sotëm me anëtarët e Fondacionit Sant'Angela Merici të Sirakuzës, në Romë me rastin e 50-vjetorit të veprimtarisë në shërbim të njerëzve që jetojnë në situata të veçanta brishtësie, Françesku kujtoi se sa e çmuar është të dimë “t’i terim lotët e atyre që vuajnë" e, njëkohësisht, të dimë të qajmë, me ata që qajnë”.

R. SH. - Vatikan

“Në vitin 1953, një figure e vogël e Zojës nisi të qante në shtëpinë e bashkëshortëve Iannuso”. Pikërisht në atë ngjarje të jashtëzakonshme “u rrënjos historia juaj dhe gjithçka kryeni në qendrat operative, të cilat i çoni përpara me aq bujari”- pohoi Papa, duke iu drejtuar sot anëtarëve të Fondacionit Sant'Angela Merici të Sirakuzës, me të cilët u takua në Sallën Klementine, në Vatikan. Zanafilla e Fondacionit, që feston 50-vjetorin, duhet kërkuar në "lotët e Marisë". Ata, sipas Papës, "janë lot që na kujtojnë dhembshurinë e Zotit për të gjithë ne" në mënyrë që të mos "ndjehemi të vetmuar" në çaste të vështira”:

“Në të njëjtën kohë, përmes lotëve të Zojës, Zoti dëshiron t’i shkrijë zemrat tona të cilat herë-herë thahen nga indiferenca e bëhen gur nga egoizmi; Zoti dëshiron ta bëjë ndërgjegjen tonë të ndjeshme, në mënyrë që të prekemi nga dhimbja e vëllezërve tanë dhe të angazhohemi t'i ngremë lart, t'i ringremë, t'i shoqërojmë”.

Ta shprehim, me gjeste konkrete, vajin e Marisë

Nëpërmjet punës së përditshme në të cilën shkrihen në një profesionalizmi dhe shpirti i flijimit, Fondacioni shpreh “me gjeste konkrete, lotët e derdhur nga Virgjëra Mari - vijoi Françesku - e, në të njëjtën kohë, dëshirën amtare për t’ua terë lotët bijve të saj”. Kjo, arsyeja e pranisë së Zojës:

“E ju, vëllezër e motra, përpiquni të bëni pikërisht këtë: thajini lotët e atyre që vuajnë, shoqërojini ata që janë në dhimbje, mbështesni më të ligshtit në shoqëri, kujdesuni për më të pambrojturit, mirëprisni  kë jeton çaste të veçanta brishtësie. Vëllezër e motra, shërbimi që bëni është i çmuar dhe dua t'ju them këtë: burimi i punës suaj është Ungjilli, burimi i veprimtarisë suaj është Ungjilli, rrini të lidhur me këtë gurrë!”.

Mos e ndani kurrë dashurinë për Zotin, nga dashuria për të tjerët

Edhe Jezusi - pohoi akoma Papa - u prek thellë nga dhimbja e atyre që takonte, deri në atë pikë, sa të qante për vdekjen e mikut të tij, Lazrit. T’i shoqërosh ata që vuajnë, do të thotë të dëshmosh dhembshurinë e Zotit, i cili na flet nga Ungjilli e na thotë: "Gjithçka ia bëre njërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma bëre mua":

“Jezusi na kërkon të mos e ndajmë kurrë dashurinë për Zotin, nga dashuria për të tjerët, veçanërisht për më të varfërit. Jezusi na kujton se në fund nuk do të gjykohemi nga praktikat e jashtme, por nga dashuria -  nga ajo dashuri që, si vaj ngushëllimi, ditëm ta derdhim mbi plagët e vëllezërve tanë”.

Aftësia për të lëvizur

Papa Françesku e përfundoi fjalimin drejtuar anëtarëve të Fondacionit të Sirakuzës me inkurajimin për të “vazhduar këtë rrugëtim” dhe u kërkoi hirin të dinë “të qajnë, me ata që qajnë”. Një hir, ky, sepse është e vështirë sot të kesh aftësinë për t'u prekur nga dhimbja e të tjerëve:

“Të lutem, mos ki turp të qash, të ndjesh emocion për ata që vuajnë; mos e kurse veten duke ushtruar dhembshuri me ata që janë të brishtë, sepse Jezusi është i pranishëm në këta njerëz”.

Së fundi, Papa ia besoi gjithë të pranishmit Zojës së Lotëve dhe i ftoi të veprojnë edhe në fshehtësi, duke besuar se "e mira e cila u bëhet atyre që nuk mund të kundërpërgjigjen, përhapet në mënyrë të habitshme dhe të papritur".

06 prill 2024, 14:05
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031