Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Introduzione, Tema e Variazioni in Si bemolle maggiore
Programe Podcast

Papa shkon në një famulli romake për të takuar 200 fëmijë

“Sot pasdite, në famullinë e Shën Gjon Maria Vianej të Borghesiana-s (Romë), Papa Françesku takohet me rreth 200 fëmijët e katekizmit, në takimin e parë të 'Shkollës së Lutjes', e cila fillon gjatë këtij Viti të Lutjes, në përgatitje për Jubileun 2025”. Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku, në dialog me 200 fëmijë të famullisë romake të shën Gjon Maria Vianejt. Siç njoftoi Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, sot pasdite, në këtë famulli të lagjes Borghesiana, Papa Françesku u lut së bashku me “fëmijët e katekizmit, në takimin e parë të 'Shkollës së Lutjes', e cila fillon gjatë këtij Viti të Lutjes, në përgatitje për Jubileun 2025”.

Në bisedë të lirë me fëmijët dhe me të pranishmit, Papa vuri në dukje tri fjalë të rëndësishme për jetën e secilit “faleminderit, të lutem dhe më fal”, foli për rëndësinë e lutjes dhe i këshilloi të gjithë ta falenderojnë Zotin për ushqimin e përditshëm. “A e dini se ka fëmijë, që s’kanë të hanë?” u kujtoi ai vogëlushëve të katekizmit. Papa u lut së bashku me ta, duke e falënderuar Zotin për dhuratën e jetës së secilit, për prindërit, për dashurinë e Tij për ta e për Krijimin, duke premtuar impenjim në ruajtjen e tij. Falënderuan së bashku Hyjin edhe për Jezu Krishtin, vëlla e mik, që u ka mësuar të gjithëve si t’i drejtohen Atit Qiellor e si t’i trajtojnë të tjerët; falënderuan Shpirtin Shenjt e krejt Trininë, që me dashuri u tregon udhën në jetë.

Në traditën e të Premteve të Mëshirës, gjatë këtij viti, shpallur nga vetë Françesku si Viti i Lutjes në përgatitje për Jubileun 2025, Ati i Shenjtë do të mbajë një shkollë lutjeje. Njoftimin e pati dhënë që në janar imzot Rino Fisichella, pro-prefekt i Dikasterit për Ungjillëzimin, gjatë një konference për shtyp në Vatikan.

Siç shpjegoi ai, Papa do të takojë “kategori të caktuara njerëzish, për t’u lutur dhe për të kuptuar së bashku format e ndryshme të lutjes, si lutja e ndërmjetësimit, e adhurimit, e përgjërimit”. “Jam i sigurt se ipeshkvijtë, meshtarët, diakonët dhe katekistët do të gjejnë në këtë Vit mënyrat më të përshtatshme për ta bërë lutjen bazë për shpresën, që synon të përhapë Jubileu i vitit 2025 në këtë kohë të trazuar”, nënvizoi atëherë imzot Fisichella, duke njoftuar gjithashtu se Ati i Shenjtë do ta publikojë Bulën për shpalljen e Jubileut më 9 maj.

11 prill 2024, 17:34
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031