Kërko

Papa: ta presim krahëhapur Marinë, kur na troket në portë

Në një video-mesazh, Françesku i drejtohet bashkësisë dioqezane të Molises, që mirëpret figuren e Zojës së Fatimes në shtegtim dhe e nxit t’ia hapë shtëpitë dhe zemrat!

R. SH. Vatikan

 “Kini kujdes, kur Zoja t’ju trokasë në portë!”. Këtë kujton Papa Françesku në videomesazhin drejtuar Kishës së Termolit “që po feston një vizitë të rëndësishme”, atë të Zojës në shtegtim”. Në dioqezën molisane shtegtimi i figures të Zojës së Fatimes, që do të fillojë më 27 prill, do të përfundojë më 5 maj.

Mund të thuash "përpara", ose "sot nuk mundem"

Zoja hyn në famulli, në shtëpi, në familje - kujton Papa - por "është shumë e edukuar Zoja, nuk ta hapë derën, jo, troket pum-pum. Secili nga ju duhet të përgjigjet". E mund edhe t'i thotë: "Urdhëro; urdhëro brenda!”, ose: "Më fal, por sot nuk mundem, kthehu nesër". E të njëjtën gjë e përsërit edhe të nesërmen. Prandaj është e nevojshme t'i kushtohet vëmendje, paralajmëron Papa, dhe, kur troket "hapjani derën Zojës", hapjani e thoni:

“Eja, Nënë: Ti i di më mirë gjërat që kam bërë, problemet që kam…”.

Guxim, Zoti fal gjithçka

Papa Françesku kujton edhe praninë e matur të Marisë, që troket ëmbël e butë në dyert e familjeve, të shtëpive, të zemrave. Ndaj përsërit:

“Ju lutem, mbajeni mend, të gjithë: ‘Sot Zoja është ndër ne. Po troket në shumë dyer, madje edhe në derën e zemrës sime. Si të gjegjem?”. Guxim: Zoti fal gjithçka. Përpara e guxim”.

24 prill 2024, 13:10