Kërko

Papa Françesku me Alhaji Mahamudu Bawumia, zv.president i Republikës së Ganës Papa Françesku me Alhaji Mahamudu Bawumia, zv.president i Republikës së Ganës

Tek Papa, zv.presidenti i i Ganës, Bawumia

Takimi u zhvillua pak para audiencës së përgjithshme. Në bisedimet në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, ndër të tjera, u trajtua edhe çështja e sigurisë në vendet e Afrikës Perëndimore dhe në Gjirin e Guinesë

R.SH. – Vatikan

         Një problem serioz paqëndrueshmërie bashkon kombet në kufi me Gjirin e Guinesë, deri në atë pikë sa dhjetorin e kaluar Këshilli Evropian miratoi një program dyvjeçar për t’i mbrojtur këto vende, të cilat janë objekt sulmesh të shpeshta piraterie, dhjetë vjet nga miratimi i "Kodit të Sjelljes Yaoundé", që është programi themelor për sigurinë detare në zonë. Pikërisht për "problemet e sigurisë në vendet e Afrikës Perëndimore dhe në Gjirin e Guinesë" u diskutua sot në Vatikan, gjatë vizitës së zv.presidentit të Republikës së Ganës, Mahamudu Bawumia.

Kuadri politik dhe shoqëror

Takimi i parë i përfaqësuesit afrikan ishte ai me Papën Françesku, pak para audiencës së përgjithshme të paradites së sotme, më pas - sipas një note të Sallës së Shtypit të Vatikanit - Bawumia pati "bisedime të përzemërta" me kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe me Organizatat Ndërkombëtare. Në dialog, saktësohet në notë, “u theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Ganës dhe u diskutuan disa aspekte të situatës politike dhe shoqëroro-ekonomike të vendit, veçanërisht bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë”. Më pas, “shkëmbimi i mendimeve për aktualitetin ndërkombëtar” dhe për sigurinë e zonës.

24 prill 2024, 15:32