Kërko

Arena e Veronës Arena e Veronës

Verona pret Françeskun më 18 maj. Programi i vizitës

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë publikoi, njëkohësisht me ipeshkvin e qytetit, Domenico Pompili, etapat e ditës që Papa do ta kalojë sërish në Veneto. Parashikohen takime me meshtarë, të rinj e fëmijë e me të burgosurit e burgut Montorio. Françesku do të kryesojë edhe takimin "Arena e Paqes - Drejtësia dhe Paqja do të puthen" si dhe Meshën në stadiumin Bentegodi, përpara se të kthehet në Vatikan

R.SH. - Vatikan

Papa do të kalojë rreth nëntë orë në Verona, të shtunën, më 18 maj, në prag të Rrëshajëve, në një vizitë kushtuar temës "Drejtësia dhe paqja do të puthen", marrë nga Psalmi 85. Do të kthehet, kështu, në Veneto, në më pak se një muaj pas vizitës në Venecia, më 28 prill, ku shkeli për herë të parë. Verona është një tokë - kujtoi ipeshkvi i saj Domenico Pompili duke folur për vizitën e ardhshme të Papës, "udhëkryq popujsh, vend dialogu, në të cilin mund të lulëzojë ballafaqimi e, veçanërisht, në këto kohë të vështira, paqja".

Meshtarë, të rinj e fëmijë

Françesku, siç njoftoi programi i publikuar sot nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë - në të njëjtin çast kur vizita komunikohej edhe nga Ipeshkvi Domenico Pompili nga Verona - do të niset nga heliporti i Vatikanit në orën 6.30 të mëngjesit të 18 majit, për të zbritur në sheshin ngjitur me stadiumin Bentegodi të Veronës, në orën 8.00 të mëngjesit. Do ta presin përfaqësusit kryesorë fetarë dhe politikë të qytetit e të rajonit: përveç ipeshkvit Pompili, do të jenë edhe Luca Zaia, president i Rajonit të Venetos; Demetrio Martino dhe Damiano Tommasi, prefekti dhe kryetari i qytetit të Veronës. Menjëherë pas mbërritjes Papa do të shkojë në Bazilikën e Shën Zenos për takimin me priftërinjtë dhe rregulltarët, para të cilëve Françesku do të mbajë fjalimin e tij të parë. Më pas, në Sheshin me të njëjtin emër përpara kishës, në pritje të Papës do të jenë fëmijë dhe të rinj, të cilëve Ati i Shenjtë do t'u drejtojë një përshëndetje.

Françesku në Verona, Ipeshkvi Pompili: qyteti e pret nën shenjën e paqes

Ipeshkvi i Veronës njoftoi se Papa do të vizitojë qytetin venecian më 18 maj. Tri, ngjarjet e parashikuara: në orën 10.15 parashikohet arritja në  Arena, ku Papa do të kryesojë Takimin ‘Arena e paqes – Drejtësia e Paqja do të puthen’, gjatë të cilit do t’u përgjigjet  disa pyetjeve. Pas përfundimit të takimit, Françesku do të arrijë me makinë në burgun e Montorios, ku do të pritet nga drejtoresha Francesca Gioieni, nga drejtori i policisë së vuajtjes së dënimit, Mario Piramide e ku do të përshëndesë punonjësit e policisë, të burgosurat, të burgosurit dhe vullnetarët, të cilëve do t'u drejtojë një fjalim. Menjëherë pas drekës me të burgosurit, në orën 14.30,  do të largohet nga burgu për të udhëtuar me makinë në stadiumin Bentegodi, ku do të kryesojë Meshën, në orën 15.00. Nisja, në për kthimin në Vatikan, në orën 16:45 - arritja, në orën 18:15.

29 prill 2024, 17:23