Do të shpallen shenjtorë i Lumi Carlo Acutis dhe i Lumi Giuseppe Allamano
R.SH. -Vatikan
Një koncistor do të vendosë kanonizimin e të Lumve Carlo Acutis dhe Giuseppe Allamano, por edhe të Marie-Léonie Paradis dhe Elena Guerra. Kështu ka vendosur Papa, i cili priti sot paradite në audiencë kardinalin Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, duke firmosur Dekretet në lidhje me të riun e varrosur në Asizi, Carlo Acutis dhe themeluesin e Misionarëve të Consolata-s, At Giuseppe Allamano.
Njoftimi u dha sot nga Zyra e Shtypit e Vatikanit ku saktëshet gjithashtu se Papa Françesku “miratoi me vota të favorshëm në Seancën e zakonshme” të kardinajve dhe ipeshkvijve, dekretin “për kanonizimin e të Lumit Emanuele Ruiz dhe shtatë shokëve, të Urdhrit të Fretërve të Vogël, dhe të Françeskut, Abdel Mooti e Raffaele Massabki, Besimtarë Laikë, që u vranë nga urrejtja ndaj fesë së krishterë në Damask (Siri) midis 9 dhe 10 korrik të vitit 1860".
Pastaj janë martirët, si në rastin e Shërbëtorit të Zotit, Stanislaus Kostka Streich, prift dioqezan; i lindur më 27 gusht 1902 në Bydgoszcz (Poloni), i cili u vra nga urrejtja për fenë e krishterë më 27 shkurt 1938 në Luboń (Poloni) dhe Shërbëtorja e Zotit, Maria Maddalena Bódi, Besimtare Laike, e lindur më 8 gusht 1921 në Szgliget (Hungari), e cila u vra nga urrejtja për fenë e krishterë më 23 mars 1945 në Litér (Hungari).