Papa na fton të rizbulojmë rrugën drejt komunikimit plotësisht njerëzor Papa na fton të rizbulojmë rrugën drejt komunikimit plotësisht njerëzor  (REUTERS)

Françesku: dija e zemrës, për të rizbuluar komunikimin njerëzor

Papa na fton të rizbulojmë rrugën drejt komunikimit plotësisht njerëzor Papa, në përshëndetjen drejtuar besimtarëve pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, kujtoi ditën e sotme Botërore të Komunikimit kushtuar Inteligjencës Artificiale. Më pas u drejtoi nënave urimet më të mira me rastin e festës që u kushtohet, duke menduar “me mirënjohje të thellë” edhe për ato “që tashmë janë në Parajsë”.

R. SH. - Vatikan

Në ditët tona ka rëndësi të arrihet "komunikimi plotësisht njerëzor". Kjo, nxitja e Françeskut, gjatë përshëndetjeve në fund të lutjes mariane, kur kujtoi ditën e sotme botërore të komunikimit me temë “Inteligjenca artificiale dhe mençuria e zemrës”:

 Vetëm duke rifituar urtinë e zemrës mund t’i interpretojmë problemet e kohës sonë dhe të rizbulojmë rrugën drejt komunikimit plotësisht njerëzor. Falenderojmë të gjithë operatorët e komunikimit për punën e tyre!

Papa: të heqim dorë nga e keqja dhe ligësia, për të arritur qëllimin e jetës së amshuar

Për t'u ngjitur në Parriz me Krishtin, duhet të përparojmë të bashkuar, të qëndrojmë larg poshtërsisë, të jemi pranë atyre që vuajnë dhe të mos  mbetemi të lidhur pas gjërave kalimtare, parave, kënaqësive...- porositi Françesku

Urimet më të mira, nënave!

Më pas Papa u drejtoi urimet më të mira nënave të vendeve ku festohet dita e tyre, duke menduar për to “me mirënjohje” e duke kërkuar lutje “edhe për nënat që kanë shkuar në Parriz”. E edhe duartrokitje për të gjitha nënat nga besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ekspozita e Ndryshimeve

Në përfundim, Françesku falënderoi organizatorët e ekspozitës fotografike “Changes” - “Ndryshimet”, hapur aktualisht nën Kolonadën e Sheshit të Shën Pjetrit. Ekspozitë - nënvizoi Papa - që i fton njerëzit ta vizitojnë. Në të “fotografi nga e gjithë bota flasin për bukurinë e shtëpisë sonë të përbashkët, dhuratë nga Krijuesi, të cilën jemi thirrur ta ruajmë e ta mirëmbajmë”.

12 maj 2024, 14:38