Kërko

Il premier slovacco Robert Fico Il premier slovacco Robert Fico

Papa: dhimbje për sulmin ndaj Ficos, “akt frikacak dhe i dhunshëm”

Françesku, në një letër drejtuar Presidentit të Republikës Sllovake, shpreh ngushëllimet dhe dënimin për plagosjen e kryeministrit sllovak më 15 maj, si dhe afërsinë dhe solidaritetin e tij me vendin, me shpresën se atje do të mbretërojnë "uniteti dhe paqja". Kryeministri mbetet në terapi intensive me “prognozë pozitive”

R.SH. / Vatikan

Dhimbje dhe dënim për sulmin kundër Robert Ficos, “akt frikacak dhe i dhunshëm”. Kështu Papa Françesku i shpreh ngushëllimet Presidentes së Republikës së Sllovakisë, Zuzana Čaputová, për plagosjen e kryeministrit sllovak, më 15 majin e kaluar, në Handlova, afër Bratislavës.

Në një letër të dërguar më 16 maj, për të cilën informon ambasadën sllovake pranë Selinë e Shenjtë, Papa, duke shprehur keqardhjen për gjestin, siguron "lutjet e tij drejtuar Zotit për shërimin e shpejtë të kryeministrit". Françesku shpreh kështu “afërsi dhe solidaritet në këtë çast prove”, duke u lutur që “bashkimi dhe paqja të mbretërojnë” në vend.

Prognozë pozitive për Ficon

Fico, i cili iu nënshtrua disa operacioneve, është ende i shtruar në repartin e terapisë intensive të spitalit Roosevelt, në Banska Bystrica, me një “prognozë pozitive”, siç bëjnë të ditur burime qeveritare. Ndërkohë, Juraj Cintula, i akuzuari për tentativën e vrasjes së Ficos, u dërgua në gjykatën në Pezinok, një qytet rreth 20 km në veri-lindje të Bratislavës. Gjykata do të vendosë për paraburgimin e tij.

18 maj 2024, 14:33