Kërko

2024.05.24 Membri della Commissione Internazionale sull'Apostolato dell'Educazione dei Gesuiti 2024.05.24 Membri della Commissione Internazionale sull'Apostolato dell'Educazione dei Gesuiti

Papa: duke u shërbyer të tjerëve, ndërtojmë të mirën e përbashkët

Françesku, duke pritur në audiencë Komisionin Ndërkombëtar të Apostullimit Arsimor të Shoqërisë së Jezusit, nënvizoi urgjencën e decentralizimit nga vetvetja, "për të perceptuar të tjerët", posaçërisht ata që jetojnë në skutat e shoqërive tona, të cilët nuk kanë nevojë vetëm për ndihmën tonë, por "kanë edhe shumë për të na mësuar dhe për të na ofruar”. Ne kemi nevojë për një pakt të ri arsimor global, që të "krijojmë një të ardhme plot shpresë" dhe të ndërgjegjësohemi se bota është shtëpia jonë

R.SH. / Vatikan

Ne duhet të kalojmë nga kultura "ime" në kulturën "tonë", në të cilën arsimi cilësor përcaktohet si i tillë nga rezultatet humanizuese dhe jo nga rezultatet ekonomike. Kjo do të thotë - siç e kam përsëritur shumë herë – vënie e njeriut në qendër të procesit.

Të kesh vëmendje për të tjerët, veçanërisht për më të fundmit e më të braktisurit, duke mos vënë në qendër të ekzistencës sate vetveten, por  talentet tua në shërbim të së mirës së përbashkët: këto janë gurët e themelit të edukimit, që Papa Françesku i kujtoi në fjalën drejtuar Komisionit Ndërkombëtar të Apostullimit Arsimor të Shoqërisë së Jezusit, të cilët i priti në audiencë sot paradite, 24 maj, duke kujtuar angazhimin e jezuitëve në shkollat ​​e tyre "që të rinjtë të mund të hynin përmes lidhjes me Ungjillin, në shërbimin ndaj të tjerëve". Synimi është t'i ftojmë nxënësit të "bëhen veprimtarë të ndryshimit dhe të ungjillizimit", duke u ofruar  mundësinë “për të zbuluar Zotin, të pranishëm në të tjerët, veçanërisht në të varfërit dhe të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë":

“Ky është edukimi i vërtetë: shoqërimi i të rinjve, që ata të zbulojnë përmes shërbimit ndaj të tjerëve dhe ashpërsisë akademike, ndërtimin e së mirës së përbashkët”.

Rëndësia e Paktit të Ri Arsimor Global

Françesku flet për shembullin e Paktit të Ri Global Arsimor, të cilin ai dëshiron ta promovojë që "përkushtimi arsimor të përditësohet në mënyrë që të rinjtë të përgatiten dhe të fillojnë të ndryshojnë mendësinë e  edukimit, që të nxit të shikosh vetëm suksesin personal, duke e shndërruar në mendësinë e edukimit, që i çon zbulojnë përsosurinë e vërtetë të jetës, duke përdorur "dhuratat dhe aftësitë personale në bashkëpunim me të tjerët, për ndërtimin e një shoqërie dhe të një bote më njerëzore e më vëllazërore". Për Papën, pa një pakt të ri arsimor global, "bota jonë, e cila tashmë vuan kaq shumë dhunë dhe polarizim, nuk do të jetë në gjendje të krijojë ardhmërinë plot shpresë ose të kapërcejë sfidat serioze që e shqetësojnë" dhe që kërkojnë ndërgjegjësimin se Planeti është shtëpia jonë e përbashkët.

Të përgatiten edukatorët

Edukimi më i mirë bëhet përmes shembullit, “duke modeluar në vetvete, çka dëshirojmë për nxënësit tanë” - nënvizoi Papa -  Në këtë mënyrë i edukoi Jezusi dishepujt e tij dhe kështu duhet të edukojmë në shkolla – shtoi - E kjo është arsyeja pse është e nevojshme t'u ofrohet edukatorëve "përgatitje dhe shoqërim, që i ndihmon të zbulojnë potencialin e tyre dhe thirrjen e tyre të thellë për të shoqëruar të tjerët".

“Vendosja e njeriut në qendër do të thotë të decentralizojmë veten nga vetja, për të perceptuar të tjerët, veçanërisht ata që janë në skutat e shoqërive tona dhe që jo vetëm kanë nevojë për ndihmën tonë, por kanë edhe shumë për të na mësuar dhe për të na dhënë. Të gjithë fitojmë, kur mirëpresim më të varfërin dhe më të pambrojturin mes nesh!”.

Të edukosh do të thotë të presësh dhe të ngulmosh me dashuri

Për Françeskun, "pa një marrëdhënie të vërtetë ndërmjet edukatorëve dhe Zotit, asgjë nuk është e mundur". Vetëm nëse të rinjtë "do ta shohin te edukatorët e tyre", dhe ndërmjet tyre edhe tek "etërit e familjes", "këtë marrëdhënie me Zotin dhe këtë respekt të thellë për të tjerët dhe për krijimin”, do të jenë në gjendje të përjetojnë misterin çlirimtar dhe shpëtimtar të Krishtit:

Të edukosh është punë mbjelljeje dhe, siç thotë Shkrimi Shenjt, shumë herë ‘mbjellim me lot, për të korrur me këngë’. Edukimi është detyrë afatgjatë, me durim, në të cilin rezultatet ndonjëherë janë të paqarta; edhe Jezusi nuk arriti rezultate të mira me dishepujt e tij në fillim, por ai ishte  durimtar me ta, ashtu si vazhdon të jetë i durueshëm me ne, për të na mësuar se të edukosh do të thotë të presësh e të këmbëngulësh me dashuri.

24 maj 2024, 17:22