Kërko

Sahel Sahel

Papa Françesku: hipokrizi dhe premtime të pambajtura në Sahel, është koha për veprim

Mesazh i Papës për kardinalin Czerny, kryetar i Fondacionit Gjon Pali II për Sahelin, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të tij: paqëndrueshmëria e rajonit dhe fenomene si migrimi i gjejnë rrënjët te varfëria, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike. Papa përsërit thirrjen e Wojtyla-s: "Punoni për sigurinë, drejtësinë dhe paqen! Askush nuk mund ta mohojë të drejtën themelore të çdo qenieje njerëzore për të jetuar me dinjitet"

R.SH. – Vatikan

"Populli i Zotit duhet të jetë në vijën e parë të frontit, gjithmonë dhe kudo, për t'iu përgjigjur britmës së heshtur të të varfërve të panumërt të botës, veçanërisht në Sahel, për t'u dhënë atyre zë, për t'i mbrojtur dhe për t'u solidarizuar me ta, përballë kaq shumë hipokrizie dhe kaq shumë premtimeve të pambajtura”. Kjo është thirrja e Papës Françesku në një mesazh dërguar kardinalit Michael Czerny, me rastin e 40-vjetorit të Fondacionit Gjon Pali II për Sahelin. Në veprimtarinë përkujtimore të rastit morën pjesë anëtarë të Trupit Diplomatik dhe përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Krizë, që kërcënon gjithnjë e më shumë paqen dhe zhvillimin

Në mesazh, Françesku vëren me shqetësim faktin se "vendet e këtij rajoni të Afrikës Perëndimore përjetojnë ende një krizë, që kërcënon gjithnjë e më shumë paqen, stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin. Këto dukuri - shkruan Papa - lidhen me terrorizmin, pasigurinë ekonomike e ndryshimet klimatike" dhe "e keqësojnë brishtësinë e shteteve dhe varfërinë e qytetarëve, me pasojë migrimin e të rinjve".

Thirrja e Gjon Palit II

Ky kuadër "e bën detyrën e Fondacionit gjithnjë e më të rëndësishme, më të vështirë, por gjithnjë e më thelbësore", vë në dukje Papa, duke iu referuar punës së kryer nga organizata, që mban emrin e Papës shenjt polak. Pikërisht, duke kujtuar "britmën e zemrës" së Wojtyla-s, Françesku e përsërit "thirrjen e tij për gjithë njerëzit vullnetmirë në botë: punoni për sigurinë, drejtësinë, paqen në Sahel!"

Mos prisni, veproni

“Nuk ka më kohë për të pritur, duhet vepruar!”, paralajmëron Papa. “Askush nuk mund ta mohojë të drejtën themelore të çdo njeriu për të jetuar me dinjitet dhe për të përparuar”.

10 maj 2024, 13:14