Kërko

 Takimi i Papës me të rinjtë e kryedioqezës së Gjenovës Takimi i Papës me të rinjtë e kryedioqezës së Gjenovës  (Vatican Media)

Françesku kandidatëve të Krezmimit: gjyshërit janë njerëz të mençur dhe të mirë

Françesku u takua në Vatikan me mbi 1000 kandidatë të krezmimit, që mbërritën në Romë me katekistët dhe shoqëruesit e tyre për shtegtimin tradicional të organizuar nga kryeipeshkvia e Gjenovës. "Jam i lumtur që ju shoh" - u tha.

R. SH. - Vatikan

Shtegtimi në Romë i mbi 1000 të rinjve nga kryeipeshkvia e Gjenovës është përvojë e jashtëzakonshme feje. Ndër çastet më të pritura, përqafimi i mëngjesit të sotëm me Papën në Sheshin e Shën Martës, në Vatikan. “A jeni lodhur nga udhëtimi? Sa orë me autobus? A bëtë zhurmë?” Pas këtyre pyetjeve të para nga Françesco, pasoi një fjalim i shkurtër. "Jam i lumtur që ju shoh" - u tha Papa teksa takoi të rinjtë që ishin krezmuar dhe ata që do të krezmoheshin, ardhur nga kryeqyteti i Liguries. Françesku i ftoi të këndonin një këngë dhe të rinjtë u përgjigjën menjëherë në kor. Pastaj Papa u kërkoi fëmijëve të përshëndesin gjyshërit dhe prindërit e tyre. “Gjyshërit - tha - janë njerëz të mençur dhe të mirë”. Papa, i cili mbante kapelën e kuqe që përdorej për shtegtime, u dha të rinjve nga një rruzare, “si kujtim të udhëtimit”.

Shtegtimi në Romë

Programi i shtegtimit, i cili sot përfshin edhe një vizitë në Kopshtet e Vatikanit dhe Bazilikën e Shën Pjetrit, përfundon nesër me Meshën e kryesuar nga Kryeipeshkvi i Gjenovës, Imzot Marco Tasca dhe me pjesëmarrjen në lutjen e Mbretëreshës Qiellore. Fazat e këtij rrugëtimi - nënvizon Don Matteo Firpo në të përjavshmen katolike "Il Cittadino" - janë të gjitha mundësi "për t'u rritur së bashku, për të ngjallur tek të rinjtë pasionin për zgjedhjen e krishterë, për jetën me Jezusin". Dhe kjo është pikërisht "dhurata që duam t'i kërkojmë Shpirtit Shnjt: sigurisht që ato të vazhdojnë, të mbeten në shoqëritë tona, të mos humbasin rrugëve të tjera, por mbi të gjitha, të jenë njerëz të ndriçuar nga Shpirti Shenjt, të aftë për t’iu përgjigjur pyetjeve themelore të të jetës”.

11 maj 2024, 13:25