Kërko

Houses in the suburbs of Kharkiv in Ukraine, destroyed by a Russian drone attack  (AFP or licensors) Houses in the suburbs of Kharkiv in Ukraine, destroyed by a Russian drone attack (AFP or licensors)  (AFP or licensors)

Papa: kemi nevojë për paqe, në këtë kohë lufte botërore

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Françesku kërkoi lutje për paqen në botën e kapërthyer nga lufta. Bëri përsëri thirrje të mos e harrojmë Ukrainën, Palestinën, Izraelin, Mianmarin dhe të gjitha vendet, që vuajnë nga konfliktet.

R. SH. - Vatikan

Jo më “pjesë-pjesë”, por “luftë botërore” e vërtetë. Fjalë të hidhura shqiptoi Papa në fund të audiencës së përgjithshme, përpara mijëra besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit:

“Të lutemi për paqen. Kemi nevojë për paqe. Bota është në luftë!”

Mendimi për Ukrainën, Lindjen e Mesme, Mianmarin

Françesku e la mënjanë fjalimin e shkruar, për të kujtuar vendet që vuajnë nga konfliktet: Ukrainën, ku vazhdon stuhia e dronëve rusë; Lindjen e Mesme, ku numri i të vdekurve për shkak të bombardimeve vazhdon; Myanmarin, me krizën e brendshme dhe dramën e Rohingya-ve:

“Të mos harrojmë Ukrainën e martirizuar, e cila po vuan kaq shumë. Të mos harrojmë Palestinën, Izraelin: të ndalet kjo luftë! Të mos harrojmë as Mianmarin e as shumë, shumë vende në luftë”.

“Vëllezër dhe motra, duhet të lutemi për paqe në këtë kohë lufte botërore!” – na bën të gjithëve thirrje Papa.

Ftesë fëmijëve

Një paqe që mund ta ndërtojnë me kontributin e tyre të gjithë. Edhe fëmijët. Duke përshëndetur shtegtarët polakë, Françesku iu drejtua gjithë të rinjve, që do të kremtojnë Kungimin e tyre të Parë, "takim i rëndësishëm me Jezusin” u kujtoi e, më pas i inkurajoi që në këtë çast gëzimi “të jenë në gjendje të shohin edhe nevojat e bashkëmoshatarëve të tyre, që vuajnë, që janë viktima të luftës, të urisë dhe të varfërisë”:

“Maria na mësoftë shërbimin e përvuajtur, burim paqeje në botë dhe në Kishë”.

Mungesa e thirrjeve në Itali

Ndërmjet tragjedive të botës, Papa kujtoi shkurtimisht edhe problemet në kishë, kryesisht, krizën e thirrjeve. Duke përshëndetur italianët e duke parë gratë e kushtuara, të pranishme në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku tha: “I shoh këta rishtare dhe pyes veten: sa janë italiane? Eh? Pak... Ka mungesë thirrjesh për jetën rregulltare në Itali”.

22 maj 2024, 12:13