Kërko

Papa: liturgjia, pa bashkim me Zotin, është thjesht e pavlerë

Françesku priti sot profesorë dhe studentë nga Instituti i Liturgjisë i Universitetit San Paciano të Barcelonës, të cilëve u kujtoi sa e nevojshme është ta bësh të gjallë liturgjinë e përditshme, për të qenë "tabernakull i Zotit ndërmjet njerëzve"

R.SH. / Vatikan

Duhet të jetë e gjallë, liturgjia e përditshme për të shprehur, për të pyetur e për të ushqyer marrëdhënien ndërmjet të krishterëve e Zotit. Domethënë, për të qenë "tabernakulli i Zotit ndërmjet njerëzve", që kërkojnë në lutjen e tyre "rrahjet e padukshme të zemrës së Dhëndrit". Me këto fjalë iu drejtua Papa profesorëve dhe studentëve të Institutit të Liturgjisë së Universitetit San Paciano të Barcelonës, një nga më të mëdhenjtë në Spanjë.

Papa Françesku u kërkoi "vëllezërve" të pranuar në audiencë ta kuptojnë sesi "kërkohet me të vërtetë Zoti", nëse janë gati për Opus Dei, "për pjesëmarrje në Liturgjinë hyjnore, në kuptimin e takimit personal dhe komunitar me Zotin", pa harruar urgjencën për "bindje, domethënë për shërbim" dhe për "përulje, duke rrokur kryqin, duke e lënë  veten të modelohemi nga Zoti e duke prekur varrën e hapur të Krishtit në gjymtyrët e Korpit të tij mistik, që është Kisha e përbërë nga populli i Zotit".

Liturgjia pa bashkim me Zotin është pa vlerë

Papa, duke kujtuar se këtë vit ia kushtoi lutjes, i fton të pranishmit të reflektojnë “mbi nevojën për ta kërkuar këtë bashkim me Zotin dhe mbi mjetet që Ai, nëpërmjet Kishës, na  dha për ta arritur”. “Takimi rreth Zotit u përket të gjithëve”- shpjegoi më tej Françesku e Kisha i kushtohet këtij takimi”. "Njeriu është për liturgjinë - shpjegoi Papa - sepse është për Zotin, por  liturgjia pa bashkimin e njeriut me Zotin, është e pavlefshme".

10 maj 2024, 13:05