Papa: në sfidën e inteligjencës artificiale, i rëndësishëm roli i teologjisë
R.SH. – Vatikan
"Kemi nevojë për teologji, sepse sfidat e përparimit tekniko-shkencor - mjafton të mendojmë për inteligjencën artificiale - na detyrojnë sot 'të bashkohemi' për të kuptuar se çfarë është njerëzore, çfarë është e denjë për njeriun, ç’gjë te njeriu është e patjetërsueshme, sepse hyjnore, pra, shëmbëllim dhe ngjashmëri me Hyjin në Krishtin”. Këtë nënvizon, ndër të tjera, Papa Françesku, në fjalimin që ia dorëzoi delegacionit të Rrjetit Ndërkombëtar të Shoqërive për Teologjinë Katolike, pritur sot paradite në audiencë.
"Këtu, teologjia duhet të bëhet shoqëruese e rrugëtimit të shkencave dhe e të gjitha dijeve kritike, duke ofruar kontributin e vet të urtë, në mënyrë që kulturat e ndryshme të mos shkojnë drejt konfliktit, por në dialog, të bëhen simfoni”, përfundon Papa.