Papa: politika të guximshme për familjen: nëna nuk duhet të zgjedhë ndërmjet fëmijëve e punës
R. SH. - Vatikan
Në prag të Jubileut kushtuar shpresës, Papa Françesku e shikon treguesin e lindjeve si "tregues shprese për një popull", kërkon nga qeveritë të vënë në jetë "zgjedhje serioze, të frytshme e për familjen", ankohet se Kontinenti i vjetër evropian është bërë vërtetë "kontinent i vjetër", dhe kërkon guxim e largpamësi, sepse "problemi nuk është sa vetë jemi në botë, por çfarë bote po ndërtojmë", edhe sepse ndjehet fuqimisht nevoja për kulturë bujarie dhe solidariteti ndërmjet brezave.
Për të dytin vit radhazi, sot Papa Françesku mori pjesë nëAsamblenë e Përgjithshme për Lindshmërinë në Itali,organizuar nga Forumi i Shoqatave Familjare,në Auditoriumin Conciliazione, në Romë, tashmë në edicionin e katërt.
Është dita e dytë e punës së këtij takimi. Ditën e parë kishte aktivistë pro abortit që e penguan të fliste ministren italiane Eugenia Roccella. Ishte një çast i errët. Në të njëjtën kohë, megjithatë, diskutimi vijoi, madje gjallërisht, mbi temën "Të jesh, më shumë të rinj, më shumë e ardhme".
Papa Françesku niset nga tema e Asamblesë së Përgjithshme kushtuar Lindshmërisë, sepse - thotë ai - "të jesh nuk është fryt i rastësisë: Zoti na deshi, ai ka një plan të madh e të pashoq për secilin prej nesh, pa përjashtim". E më pas përdor tri fjalë kyçe, për të nxitur lindjet: realizëm, largpamësi dhe guxim.
Para së gjithash realizëm. Papa Françesku ankohet se në të kaluarën ka pasur studime që madje thoshin se “lindja e shumë fëmijëve do të krijonte çekuilibrime ekonomike, mungesë burimesh dhe ndotje”, duke folur për “qenie njerëzore, si të ishin probleme”, ndërsa “ jeta njerëzore nuk është problem, është dhuratë”, dhe “në bazë të ndotjes dhe urisë në botë nuk është lindja e fëmijëve, por zgjedhjet e atyre që mendojnë vetëm për veten, jerm i një materializmi të shfrenuar, të verbër, të përhapur, që ka marrë dhenë, i një konsumizmi që, si virus i keq, e sulmon jetën e njerëzve dhe të shoqërisë në rrënjë”.
Me pak fjalë - kujton Papa Françesku, se "problemi nuk është se sa vetë jemi në botë, por çfarë bote po ndërtojmë", sepse "nuk janë fëmijët, por egoizmi ai që krijon padrejtësi dhe struktura të mëkatit, deri në atë pikë sa të ndërthurë ndërvarësi të pashëndetshme ndërmjet sistemeve sociale, ekonomike dhe politike”.
Egoizmi, konsumizmi dhe individualizmi janë problemi më i mprehtë botëror - vijoi Papa - sepse këto “i bëjnë njerëzit të pangopur, vetmitarë, të pakënaqur”, duke pasur parasysh se “numri i lindjeve është treguesi i parë i shpresës së një populli”.
Një vend “pa fëmijë dhe të rinj, e humbet dëshirën për të ardhmen” pohon Papa Françesku - siç ndodh në Itali, ku mosha mesatare është 47 vjeç, ose në përgjithësi në Evropë, ku Kontinenti i Vjetër po shndërrohet gjithnjë e më shumë në "kontinent edhe më të vjetër, të lodhur, dorëzuar fatit, që e kërkon në fall shpëtimin nga vetmia dhe ankthet, saqë nuk është më në gjendje të shijojë, në qytetërimin e dhuratës, bukurinë e vërtetë të jetës".
E atëhere - pyet Papa Françesku - "Pse nuk mund ta ndalojmë këtë hemorragji jete?”.
E shton: “Ka një fakt që ma tha një studiues i demografisë: tani për tani investimet që sjellin më shumë të ardhura janë fabrikat e armëve dhe kontraceptivët. Njëra e shkatërron jetën, tjetra e parandalon. E këto janë investimet që prodhojnë më shumë të ardhura.
Çfarë e ardhme na pret?”
Është - përgjigjet Papa – problem i ndërlikuar, që mund të trajtohet - e kjo është fjala e dytë kyçe – me largpamësi.
Prandaj, Papa pohon, "në nivel institucional, ekziston nevoja urgjente për politika efektive, zgjedhje të guximshme, konkrete dhe afatgjata, për të mbjellë sot, në mënyrë që fëmijët të korrin nesër". "E ndjehet nevoja për një angazhim më të madh nga ana e të gjitha qeverive, në mënyrë që breznitë e reja të kenë kushtet e nevojshme që të mund të realizojnë ëndrrat e tyre legjitime”.
Në fund të fundit, bëhet fjalë për “zbatimin e zgjedhjeve serioze dhe efektive në favor të familjes”, në mënyrë që nëna të mos vihet në pozitën e zgjedhjes ndërmjet punës dhe kujdesit për fëmijët e që çiftet e reja të mos bllokohen nga pasiguria e punës dhe pamundësia për të blerë një shtëpi.
Papa Françesku kërkon edhe që "të promovohet, në nivel shoqëror, kultura e bujarisë dhe e solidaritetit ndërmjet brezave, të rishikohen zakonet dhe stilet e jetesës, duke hequr dorë nga ajo që është e tepërt, për t'u dhënë më të rinjve shpresën për të nesërmen, siç ndodh në shumë familje". E kjo, sepse “e ardhmja e fëmijëve dhe e nipërve ndërtohet edhe me kurrizin që dhemb nga lodhja, me mundimin për vite të tëra dhe me flijimet e fshehura të prindërve dhe të gjyshërve, në përqafimin e të cilëve është dhurata e heshtur dhe e urtë e punës së një jete”.
Fjala e tretë kyçe është guximi. Papa Françesku u drejtohet të rinjve: ai e di se për shumë "e ardhmja mund të duket shqetësuese dhe se mes lindjeve, luftërave, pandemive dhe ndryshimeve klimatike nuk është e lehtë të mbash gjallë shpresën". E megjithatë, u kërkon të mos dorëzohen sepse "e nesërmja nuk është e pashmangshme: e ndërtojmë së bashku dhe në këtë 'së bashku' është para së gjithash Zoti”.
Papa Françesku nxit: “Të mos dorëzohemi para një skenari tashmë të shkruar nga të tjerët, të fillojmë të vozisim për të ndryshuar kursin, edhe me çmimin e të shkuarit kundër rrymës! Ashtu si nënat dhe baballarët e Fondacionit Natality, të cilët çdo vit organizojnë këtë ngjarje, këtë 'punëtori të shpresës' që na ndihmon të mendojmë dhe që rritet, duke përfshirë gjithnjë e më shumë botën e politikës, bizneseve, bankave, sportit, argëtimit dhe gazetarisë".
Papa Françesku përfundon me fjalët: “Por e ardhmja nuk ndërtohet vetëm duke bërë fëmijë. Mungon një pjesë tjetër shumë e rëndësishme: gjyshërit! Sot flitet edhe për kulturën e fshehjes së gjyshërve, mbylljes së tyre në shtëpi pensioni, tani ka ndryshuar pakëz për arsye të pensionit, por fatkeqësisht është kështu, prirja është t’i flakësh gjyshërit”.
Papa Françesku, duke vijuar të flasë lirisht, kujtoi: “Një histori interesante më vjen në mendje. Ishte një familje e gjyshi jetonte me të”, por më pas, ai u plak e nis të ndotej kur hante. Kështu babai i ndërtoi një tavolinë të vogël që gjyshi të hante në kuzhinë e kështu të kishin mundësi të ftonin miq. Por, një ditë prej ditësh "e gjeti djalin me një copë dru". Si e pyeti ç’i duhej, mori përgjigjen se po i përgatiste atij një tavolinë të vogël, që ta kishte, kur të plakej.
Papa Françesku përfundon me fjalët: “Por e ardhmja nuk ndërtohet vetëm duke lindur fëmijë. Mungon një pjesë tjetër shumë e rëndësishme: gjyshërit! Sot flitet edhe për kulturën e fshehjes së gjyshërve, mbylljes së tyre në shtëpi pensioni, tani ka ndryshuar pakëz për arsye të pensionit, por fatkeqësisht është kështu, prirja është t’i flakësh gjyshërit”.
Papa Françesku, duke vijuar të jashtë tekstit zyrtar, kujtoi: “Një histori interesante më vjen në mendje. Ishte një familje e gjyshi jetonte me të”, por më pas, ai u plak e nis të ndotej kur hante. Kështu babai i ndërtoi një tavolinë të vogël që gjyshi të hante në kuzhinë e kështu të kishin mundësi të ftonin miq. Por, një ditë prej ditësh "e gjeti djalin me një copë dru". Si e pyeti ç’i duhej, mori përgjigjen se po i përgatiste atij një tavolinë të vogël, që ta kishte, kur të plakej.
E Papa përfundon: “Gjyshërit e vetmuar, gjyshërit e braktisur: kjo është vetëvrasje kulturore. Të ardhmen e bëjnë të rinjtë dhe të moshuarit së bashku. Guximi dhe kujtesa së bashku. Ju lutem, duke folur për natalitetin që është e ardhmja, le të flasim edhe për gjyshërit. Ju lutem, të kemi fëmijë, shumë, por të kemi edhe kujdesin për gjyshërit. Është tejet e rëndësishme, për të sotmën dhe të ardhmën"
Papa Françesku përfundon me fjalët: “Por e ardhmja nuk ndërtohet vetëm duke lindur fëmijë. Mungon një pjesë tjetër shumë e rëndësishme: gjyshërit! Sot flitet edhe për kulturën e fshehjes së gjyshërve, mbylljes së tyre në shtëpi pensioni, tani ka ndryshuar pakëz për arsye të pensionit, por fatkeqësisht është kështu, prirja është t’i flakësh gjyshërit”.
Papa Françesku, duke vijuar të jashtë tekstit zyrtar, kujtoi: “Një histori interesante më vjen në mendje. Ishte një familje e gjyshi jetonte me të”, por më pas, ai u plak e nis të ndotej kur hante. Kështu babai i ndërtoi një tavolinë të vogël që gjyshi të hante në kuzhinë e kështu të kishin mundësi të ftonin miq. Por, një ditë prej ditësh "e gjeti djalin me një copë dru". Si e pyeti ç’i duhej, mori përgjigjen se po i përgatiste atij një tavolinë të vogël, që ta kishte, kur të plakej.