Papa: sot në Kishën e Shën Jozefit në Trionfale takon priftërinjtë me shugurim mbi 40 vjet
R.SH. / Vatikan
Sot më 14 maj 2024, në orën 15.30, Papa Françesku do të shkojë në famullinë e Shën Jozefit, në rrugën Trionfale, në Romë dhe do të takojë priftërinjtë nga 40 vjetët e shugurimit e lart. Kështu njofton Dioqeza e Romës.
Në takim me Papën do të marrin pjesë rreth gjashtëdhjetë priftërinj dhe do të jenë të pranishëm edhe ipeshkvi imzot Baldo Reina, mëkëmbës i dioqezës së Romës, dhe ipeshkvi imzot Michele Di Tolve, delegat për Sektorin që kujdeset për diakonatin, klerin dhe jetën rregulltare.
Më pas, të mërkurën e 29 majit, gjithnjë në orën 15.30, Papa do të takohet me priftërinjtë e shuguruar nga viti 2024 deri në 2014, pra në dhjetë vitet e para të shugurimit; takimi do të mbahet në Shtëpinë e Motrave Dishepulle të Devotshme të Mjeshtrit Hyjnor, në Romë. Më vijim Papa do të takohet edhe me priftërinj të moshës 11 deri në 39 vjeç të shugurimit meshtarak.
“Është dëshira e Atit të Shenjtë Françeskut, pasi të ketë përfunduar takimet në sektorët e dioqezës së Romës, të takojë të gjithë meshtarët sipas vitit të shugurimit të tyre prezbiteral. Është dëshira e Papës që të vazhdojë të mbajë një dialog të drejtpërdrejtë me priftërinjtë e dioqezës së tij që është Roma". Kështu tha imzot Michele Di Tolve, i cili shtoi: “Papa e nis këtë turne duke u takuar me priftërinj më të pjekur, ata që kanë kaluar stinë të ndryshme të jetës së dioqezës së Romës. Publikimi i fundit i Bullës së shpalljes së Jubileut 2025 do të jetë një nga temat e takimit dhe bashkëbisedimit ndërmjet Papës e meshtarëve".
''Një vizitë e papritur te priftërinjtë më të moshuar që janë urtësia e Kishës – thotë don Tommaso Gigliola, famullitar i Kishës -. Unë besoj se Papa zgjodhi komunitetin tonë për përkushtimin e tij ndaj Shën Jozefit''.