Save the children, riscriviamo il futuro Save the children, riscriviamo il futuro

Papa, të luftohet me vendosmëri varfëria e fëmijëve

“Ati i Shenjtë uron që takimi "Impossibile 2024 - Ndërtimi i së ardhmes së vajzave, djemve dhe adoleshentëve. Tani", do të ndërgjegjësojë më shumë për të luftuar të gjitha format e abuzimit të fëmijëve”. Papa na fton "të veprojmë me përgjegjësi dhe vendosmëri për të luftuar pabarazitë dhe varfërinë e fëmijëve, duke i dëgjuar e mbrojtur viktimat".

R.SH. / Vatikan

IMPOSSIBILE 2024, ngjarja dyvjeçare për të drejtat e fëmijëve” organizuar nga Save the Children, më 30 dhe 31 maj në Romë, ka si qëllim për t’i rikthyer vajzat, djemtë dhe të rinjtë në qendër të politikave globale dhe kombëtare të qeverive e shteteve. Tema kryesore e këtijedicioni është "Të nisemi përsëri nga besimi", një pasuri në rrezik. Temat qendrore të dy ditëve janë ndikimi i varfërisë në aspiratat e të rinjve në Itali dhe potenciali i atyre në Afrikë, një motor për t'u mbështetur për një kontinent në rritje.

“Ati i Shenjtë uron që takimi "Impossibile 2024 - Ndërtimi i së ardhmes së vajzave, djemve dhe adoleshentëve. Tani" do të ndërgjegjësojë më shumë për të luftuar të gjitha format e abuzimit të fëmijëve”. Kështu i shkruan Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, presidentit të Save The Children, Claudio Tesauro, me rastin e takimit "Impossibile 2024 - Ndërtimi i së ardhmes së vajzave, djemve dhe adoleshentëve. Tani", bienales për të drejtat e fëmijërisë dhe adoleshencës promovuar nga organizata Save The Children, një "iniciativë e lavdërueshme".

Papa Françesku – thuhet në mesazh – na inkurajon të veprojmë me përgjegjësi dhe vendosmëri për të luftuar pabarazitë dhe varfërinë e fëmijëve, duke i dëgjuar e mbrojtur viktimat. Ati i Shenjtë na nxit të punojmë me përkushtim të vendosur për të parandaluar çdo shfrytëzim, pastaj na kujton të kujdesemi edhe për të rinjtë, posaçërisht për 'ata që nuk kanë mundësi ose që vijnë nga situata sociale të pafavorshme.

Jo të gjithë kanë marrë mbështetjen e domosdoshme të familjes e të komunitetit të krishterë, prandaj jemi të thirrur të marrim përgjegjësi për këtë, sepse askujt nuk mund t'i tregohet dera, veçanërisht më të varfërve dhe më të margjinalizuarve, të cilët rrezikojnë forma të rënda përjashtimi, përfshirë edhe migrantët’(audiencë me anëtarët e Confap, 3 maj 2024)”. Mesazhi i Sekretarit të Shtetit të Vatikanit përfundon duke pohuar se: “Ati i Shenjtë u siguron pjesëmarrësve një kujtim në lutje dhe të gjithëve u dërgon bekimin apostolik”.

30 maj 2024, 13:02