Kërko

 140 vjetori i Shkollës së Vatikanit të Paleografisë, Diplomacisë dhe Studimeve Arkivore dhe 90 vjetori i Shkollës së Bibliotekës së Vatikanit 140 vjetori i Shkollës së Vatikanit të Paleografisë, Diplomacisë dhe Studimeve Arkivore dhe 90 vjetori i Shkollës së Bibliotekës së Vatikanit 

Papa: të mos përjashtohet askush nga burimet e dijes

Papa priti në audiencë rreth 200 mësues dhe studentë të Shkollës Paleografike, Diplomatike dhe Arkivistike të Vatikanit si dhe të Shkollës së Shkencave të Bibliotekës së Vatikanit me rastin e 140-vjetorit të së parës dhe 90-vjetorit të kësaj të fundit, duke i ftuar "t’i mbrojnë të gjithë nga çka është e helmatisur, e pashëndetshme dhe e dhunshme në botën e mediave sociale dhe njohurive teknologjike.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku priti rreth 200 pjesëmarrësit, mësues dhe studentë të Shkollës së Studimeve Paleografike, Diplomatike dhe Arkivore të Vatikanit dhe Shkollës së Shkencave të Bibliotekës së Vatikanit, të cilat festojnë përkatësisht 140 dhe 90 vjet nga themelimi i tyre - me fjalët e Shën Lukës Ungjilltar në prologun e Ungjillit të tij: “Të bëjnë kërkime të kujdesshme në çdo rrethanë, për të arritur të vërtetën”.

Nxitja për të shikuar gjithmonë përpara

Duke vlerësuar punën edukative të këtyre Shkollave, e cila kërkon përkushtim dhe përtëritje të vazhdueshme, Papa i falënderon për atë që është bërë, por edhe i nxit të shikojmë gjithmonë përpara pa u ndalur, për të qenë të kënaqur me rezultatet, por edhe të gatshëm për të marrë vendime përballë sfidave kulturore që na vë përballë epoka jonë, duke përmendur disa prej tyre:

“Mendoj për çështjet e mëdha që lidhen me globalizimin, rrezikun e nivelimit dhe zhvlerësimit të dijes; mendoj për marrëdhëniet gjithnjë e më të ndërlikuara me teknologjitë; për reflektimet mbi traditat kulturore që duhen kultivuar dhe propozuar pa imponime reciproke. Mendoj edhe për të përfshirë e për të mos përjashtuar askënd nga burimet e dijes dhe, në të njëjtën kohë, për t’i mbrojtur të gjithë nga ajo që është toksike, e pashëndetshme dhe e dhunshme e që mund të fshihet në botën e mediave sociale dhe njohurive teknologjike”.

Gatishmëria për mirëpritje, si karakteristikë kryesore

Në kontekstin aktual, Françesku vazhdon më tej duke nënvizuar cilat janë karakteristikat kryesore që kërkohen nga punonjësit në këto shkolla: "Gatishmëri e madhe për diskutim dhe dialog, për të mirëpritur, veçanërisht ato që vuajnë nga varfëria materiale, kulturore dhe shpirtërore".

Në këto vite të karakterizuara nga reforma të thella, shkollat ​​  mundën të përballojnë “nevojat e vendeve të ruajtjes së dijes”, të rriten dhe, mbi të gjitha, të shmangin vetëvlerësimin: “Sa e shëmtuar! Siç themi në Argjentinë: 'yo, unë, mi, con migo, para mi', unë, unë, me mua, gjithmonë për mua, kjo është e keqe!". Që këtu - vijoi  Papa - mund të fillojë rinisja e vërtetë:

"Të kesh guximin për ta rimenduar veten përballë kërkesave që vijnë nga bota kulturore dhe profesionale".

Qëndrim konkret ndaj problemeve

Duke kujtuar origjinën e këtyre shkollave të Vatikanit, Papa më pas theksoi "hapat e tyre jashtëzakonisht praktike dhe hapat konkrete ndaj problemeve e studimeve". Është një linjë që Françesku e vlerëson sepse lidhet me realitetin, dhe jo me ideologjinë, mbasi “ideologjitë vrasin gjithmonë”.

“Nga ju mësojmë të jemi arkivistë dhe bibliotekarë përmes kontaktit, jo vetëm me studimet, por edhe me përvojën e gjallë të atyre që ushtrojnë këtë profesion”.

Ju jepet - përfundon Françesku - privilegji i formimit duke u mbështetur drejtpërdrejt në trashëgiminë shekullore që Arkivi dhe Biblioteka kanë detyrën dhe përgjegjësinë ta ruajnë dhe t’ua transmetojnë brezave të sotëm dhe të ardhshëm.

13 maj 2024, 12:56