Papa të rinjve: “Të vërtetë përpara të tjerëve, përpara Zotit, përpara vetes”

Papa priti në audiencë pjesëmarrësit e Kongresit Ndërkombëtar Pastoral Rinor të promovuar nga Dikasteri i Vatikanit për Laikët, Familjen e Jetën dhe i nxit ata të mbështesin djemtë dhe vajzat, veçanërisht ata që janë më të brishtët e që "kanë lënë mënjanë ëndrrat e tyre të mëdha dhe janë të zhytur në trishtimin dhe të keqen e të jetuarit"

R.SH. / Vatikan

"Ditët e Lisbonës të Takimit Botëror të Rinisë 2023 ka qenë një festë e vërtetë e gëzimit të jetuar dhe të të qenit të krishterë; një festë e shpresës që vazhdon të jetojë në zemrat e të rinjve, sepse vetë Zoti e ushqen dhe e bën të fortë, pavarësisht nga të gjitha fatkeqësitë". Kështu tha Papa Françesku në audiencën e sotme me pjesëmarrësit e Kongresin Ndërkombëtar të Shërbesës Rinore të promovuar nga Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Laikët, Familjen dhe Jetën me temën: "Për një shërbesë baritore rinore sinodale: stile dhe strategji të reja udhëheqjeje", që po po zhvillohet në Romë nga 23 deri më 25 maj 2024.

"Të dashur miq, të inkurajuar nga kjo përvojë, jeni thirrur të punoni për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare, por gjithashtu, dhe mbi të gjitha, të shoqëroni shërbimin e rinisë në "kohë të zakonshme", në kohën e jetës së përditshme. Duke menduar për Jubileun e të Rinjve – vitin e ardhshëm – dhe në Ditën Botërore të Rinisë në Seul – brenda tre vjetësh -, "ëndrra" ime është që të mund të bëjnë shumë të rinj që takojnë Jezusin, madje edhe nga ata që që normalisht nuk shkojnë në Kishë, duke u sjellë atyre mesazhin e shpresës.

Mendoj për ata djem e vajza që kanë “ulur shikimin”, që kanë humbur horizontin, që kanë lënë mënjanë ëndrrat e tyre të mëdha dhe kanë mbetur të hutuar e të zhytur në trishtimin dhe të keqen e të jetuarit”, u tha Papa Françeskut të pranishmëve. "Takimet e Romës dhe Seulit janë mundësi që Zoti na i ofron për t'u thënë të gjithë të rinjve të botës se Jezusi është shpresë, është shpresë për ty, është shpresë për ne, është shpresë për të gjithë!", pohoi Papa Françesku.

"Në këtë aspekt, dua të kujtoj disa elementë që nuk duhet të mungojnë kurrë në punën e përditshme të shërbesës tuaj baritore rinore. Para së gjithash, të rinjtë ndihmohen që të kenë disa siguri themelore në zemrat e tyre, të jenë bindur se: "Zoti është dashuri", se " Krishti të shpëton", "Ai jeton", "Shpirti Shenjt jep jetë". Këto janë siguri e ka edhe një siguri tjetër: Zoja Mari ju do sepse është nënë", këto janë këshillat e Papa Françeskut për çdo ditë.

25 maj 2024, 14:37