Kërko

Presidentët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në audiencë me Papën

Françesku priti Rumen Radevin dhe Gordana Siljanovska-Davkovën në dy audienca të veçanta në Vatikan. Një bisedë e përzemërt me të dy, që zgjati 35 minuta, më pas takimi me kardinalin Parolin në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite, në dy takime të e të veçanta, Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Dy presidentët më pas u takuan me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, në Sekretariatin e Shtetit.

Audienca me Radev

Papa Françesku ka biseduar me Presidentin Radev për 35 minuta në sallën e Bibliotekës. Papa i dhuroi kreut të shtetit bullgar një basoreliev prej bronzi të titulluar "Dialogu midis brezave", vëllimet e dokumenteve papnore, Mesazhin për Paqen të këtij viti, libri mbi "Statio Orbis" të 27 marsit 2020, redaktuar nga shtëpia botuese e Vatikanit (LEV). Nga ana e tij, Radev i dhuroi Papës një ikonë të shenjtorëve Kiril e Metodi.

Audienca me Siljanovska-Davkova

Tridhjetë e pesë minuta ka zgjatur edhe biseda e përzemërt mes Françeskut dhe Siljanovska-Davkovës, me të cilët – njofton drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni – ka dashur të kujtojë se Maqedonia e Veriut është toka e Shenjtes Nënë Terezë të Kalkutës. Papa i dhuroi presidentes një basoreliev prej bronzi të titulluar "Mirë se erdhët", vëllimet e dokumenteve papnore, Mesazhin për Paqen të këtij viti, libri mbi Statio Orbis të 27 marsit 2020, redaktuar nga shtëpia botuese e Vatikanit (LEV). Nga ana e saj, liderja maqedonase i dhuroi Atit të Shenjtë një ikonë të Zojës Pelagonitissa dhe një basoreliev prej druri, vepër e artizanëve vendas.

23 maj 2024, 18:40