Kërko

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa Azin, me Papën Françesku Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa Azin, me Papën Françesku

Presidenti i Ekuadorit në audiencë te Papa për 30 minuta

Daniel Roy Gilchrist Noboa Azín për 30 minuta në dialog me Françeskun në Pallatin Apostolik. Në diskutimet në Sekretarinë e Shtetit, gjendja shoqëroro-ekonomike e vendit, sidomos punësimi i të rinjve, çështja e sigurisë publike dhe e emigrantëve

R.SH. – Vatikan

Biseda e paradites së sotme, 13 maj, ndërmjet Papës Françesku dhe presidentit të Republikës së Ekuadorit, Daniel Noboa Azín, i cili u prit në audiencë në Pallatin Apostolik të Vatikanit me bashkëshorten dhe shoqëruesit, zgjati tridhjetë minuta.

Bisedat në Sekretarinë e Shtetit

Më pas, Noboa Azín takoi Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, së bashku me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe me Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher. Gjatë diskutimeve të përzemërta, thuhet në notën e Sallës së Shtypit të Vatikanit, "u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e mira të Ekuadorit me Selinë e Shenjtë, duke nënvizuar bashkëpunimin pozitiv ndërmjet Kishës dhe Shtetit". “Në vazhdim të bisedës – vijon deklarata – u fol për situatën shoqëroro-ekonomike, duke iu referuar veçanërisht punësimit të të rinjve, si edhe sigurisë publike dhe emigrantëve.

Dhuratat

Pas takimit me Françeskun, u shkëmbyen dhuratat. Papa i dha Noboa Azìn një vepër bronzi, ku shihet një pëllumb që mban një degë ulliri, me mbishkrimin "Bëhuni lajmëtarë të paqes". Më pas, vëllimet e dokumenteve papnore, Mesazhi për Ditën Botërore të Paqes të këtij viti, libri mbi Statio Orbis i 27 Marsit 2020, vëllimi mbi Apartamentin Papnor të audiencave. Presidenti i Ekuadorit i dhuroi Papës një riprodhim të Virgen del Cisne, vepër e artizanëve vendas.

13 maj 2024, 14:15