Kërko

 Thirrja e Papës për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë Thirrja e Papës për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë  (ANSA)

Ukraina, Papa: Selia e Shenjtë gati të mbështesë shkëmbimin e të burgosurve

Françesku, në përshëndetjet pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, bëri përsëri thirrje për lirimin e të burgosurve nga të dyja palët në konfliktin ndërmjet Kievit dhe Moskës, edhe me ndihmën e Vatikanit. Është e ngutshme, kërkesa e lutjeve për paqe në Ukrainë, Palestinë, Izrael dhe Mianmar

R. SH. - Vatikaan

Kërkesë e lutjeve për paqen në Ukrainë, Palestinë, Izrael dhe Myanmar dhe mbi të gjitha, thirrje për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Moskës dhe Kievit, edhe me ndihmën e Selisë së Shenjtë. Papa, në përshëndetjet pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, mendon edhe një herë për ata që vuajnë nga konfliktet, me shikimin drejtuar nga dhuna që po gjakos një pjesë të Evropës:

Ndërsa festojmë ngjitjen e Zotit të ringjallur në qiell, që na bën të lirë e na do të lirë, përsëris thirrjen time për shkëmbimin e përgjithshëm të të gjithë të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, duke siguruar gatishmërinë e Selisë së Shenjtë për të inkurajuar çdo përpjekje në këtë drejtim, veçanërisht për të plagosurit rëndë dhe të sëmurët.

Shkëmbimet e të burgosurve

Deri tani Rusia dhe Ukraina kanë kryer mbi 50 shkëmbime të burgosurish që nga fillimi i luftës. Bëhet fjalë për disa mijëra të burgosur, që u liruan nga të dyja palët. Shkëmbimi i fundit i njohur daton 8 shkurt. Me atë rast, presidenti ukrainas Zelensky kujtoi se numri i ukrainasve të liruar ishte 3,135.

Thirrjet e Papës

Urbi et Orbi të 31 marsit të kaluar, Françesku bëri thirrje për të hapur  një rrugë paqeje për popullatat viktima të të gjitha konflikteve, duke nisur me Izraelin, Palestinën dhe Ukrainën. Gjithashtu, me atë rast, Papa pati shpresuar për "shkëmbimin e përgjithshëm të të gjithë të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës". Më 17 prillin e kaluar, gjatë audiencës së përgjithshme, foli edhe një herë për robërit e luftës, duke iu lutur Zotit të nxisë "vullnetin për t'i çliruar të gjithë". Pastaj Papa foli qartë për torturat e pionierëve, duke e cilësuar "të shëmtuar e çnjerëzore”.

Misioni i Kard. Zuppi

Pjesa kryesore e misionit të paqes në Ukrainë, që Papa ia besoi kardinalit Matteo Zuppi, kryeipeshkëv i Bolonjës dhe president i CEI, kishte të bënte me shkëmbimin e të burgosurve dhe riatdhesimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia.

12 maj 2024, 13:48