Papa Françesku në  takimin e Këshillit të Kardinajve Papa Françesku në takimin e Këshillit të Kardinajve 

C9, vijon mbledhja e Këshillit të Kardinajve

Mbledhja e C9, Këshilli i Kardinalëve i krijuar nga Papa për ta ndihmuar në projektin reformues të Kuries Romake dhe në qeverisjen e Kishës, filloi sot, e hënë, 17 qershor, në prani të Papës Françesku, në Vatikan. Është takimi i tretë i vitit 2024, pas atyre në shkurt dhe në prill.

R. SH. - Vatikan

Në sesionin e fundit të punës, në prill, punimet u përqendruan në  zbatimin e kushtetutës apostolike Praedicate evangelium në Kuriet dioqezane, në skenat e luftës në pjesë të ndryshme të botës, "veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë" me shpresën, nga ana e kardinajve dhe e Papës "që përpjekjet të cilat synojnë identifikimin e rrugëve të negociatave dhe paqes të shtohen”. Gjithnjë në takimet e mëparshme, anëtarët e Këshillit  diskutuan për "rolin e gruas në Kishë" dhe dëgjuan reflektimet e dy grave": Motrës Regina da Costa Pedro dhe profesoreshës Stella Morra.

C9 "i ri"

Këshilli i Kardinajve, pas  përtëritjes së organit nga Papa më 7 mars 2023, përbëhet nga kardinajtë Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit; Fernando Vérgez Alzaga, kryetar i Komisionit Papnor për Shtetin e Qytetit të Vatikanit dhe i Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit; Fridolin Ambongo Besungu, kryeipeshëv i Kinshasës; Oswald Gracias, Kryeipeshkëv i Bombeit; Seán Patrick O'Malley, Kryeipeshkëv i Bostonit; Juan José Omella Omella, kryeipeshkëv i Barcelonës; Gérald Lacroix, kryeipeshkëv i Kebekut; Jean-Claude Hollerich, kryeipeshkëv i Luksemburgut; Sérgio da Rocha, kryeipeshkëv i San Salvador de Bahia. Sekretari është Imzot Marco Mellino, ipeshkvi titullar i dioqezës së Quaresima (Krezmimit). Takimi i parë i C9-së së re u mbajt më 24 prill.

Krijimi i Këshillit të Kardinajve

Këshilli u krijua nga Papa Françesku me kirografin e 28 shtatorit 2013, me detyrën për ta ndihmuar në qeverisjen e Kishës universale dhe për të studiuar një projekt për rishikimin e Kuries Romake, ky i fundit i zbatuar me kushtetutën e re apostolike Praedicate Evangelium, botuar më 19 mars 2022. Takimi i parë i C9 u zhvillua më 1 tetor 2013.

17 qershor 2024, 12:30