Kërko

2020.01.26 Santa Messa in occasione della Domenica della Parola di Dio 2020.01.26 Santa Messa in occasione della Domenica della Parola di Dio

Papa: Fjala e Zotit e pranuar, nuk i lë gjërat si më parë

Papa: “#Fjala e Zotit, e mbushur me Shpirtin Shenjt, kur pritet me zemër të hapur, nuk i lë gjërat si më parë”.

R.SH. / Vatikan

“#Fjala e Zotit, e mbushur me Shpirtin Shenjt, kur pritet me zemër të hapur, nuk i lë gjërat si më parë”. Kështu pohon Papa Françesku, sot më 11 qershor 2024, në platformën X .

Fjala e Zotit burim gëzimi e lirie

Fjala e Zotit kur pranohet e jetohet bëhet si burim lirie e gëzimi. Vetëm fjala e Zotit mund ta ndryshojë me të vërtetë zemrën e njeriut. Prandaj ka shumë rëndësi që çdo i krishterë të jetojë në kontakt e në dialog personal me Fjalën e Zotit, e cila na është dhuruar në Shkrimin Shenjt. Dialogu ynë me Të, duhet të ketë dy përmasa: nga njëra anë, duhet të jetë dialog vërtetë personal, sepse Hyji flet me secilin prej nesh përmes Shkrimit Shenjt e ka një mesazh për secilin. E Shkrimin Shenjt nuk duhet ta lexojmë si një fjalë që i përket së kaluarës, por si Fjalën e Hyjit, që na drejtohet edhe ne.  

Fjala e Zotit është Fjalë e jetës së pasosur, mbart në vete amshimin, dmth vlen përgjithmonë. Prandaj mund të themi se duke e mbartur në shpirtin tonë Fjalën e Hyjit, mbartim në vetvete amshimin, jetën që s’ka perëndim.

Për ne Fjala e Hyjit është Jezu Krishti, është kremtimi i kësaj Fjale në jetën e Kishës, në liturgji, në lutje, është kumtimi i saj në katekizëm, në ungjillëzim, është kremtimi në sakramentet e tjera, posaçërisht në Eukaristi. E pastaj kumtimi i saj ndër të afërt e të largët, gjë që do të thotë të jesh i dërguar në botë, atje ku punon dhe jeton, duke u nisur nga familja e duke vijuar me mjedisin shoqëror e, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, edhe në vende të tjera, ndërmjet njerëzve e popujve, që nuk e njohin ende Jezu Krishtin e Lajmin e Mirë.

11 qershor 2024, 16:00