Kërko

Piazza Unità në Trieste Piazza Unità në Trieste

Papa Françesku në Trieste, botohet programi zyrtar

Françesku do të vizitojë kryeqytetin julian të dielën më 7 korrik, në përfundim të Javës Sociale të Katolikëve në Itali. Është planifikuar një takim në Qendrën e Kongreseve "Generali", një takim me emigrantët, përfaqësuesit ekumenikë, akademikët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, një meshë në Piazza Unità d'Italia

R.SH. – Vatikan

         Takime ekumenike dhe me një grup migrantësh e të sëmurësh do të karakterizojnë vizitën e Papës Françesku në Trieste të dielën, më 7 korrik. Një vizitë më pak se pesë orëshe, e cila do të mbyllë Javën Sociale të Katolikëve në Itali, një takim i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, që përsëritet prej shumë vitesh, me synimin për t’u thelluar e për t’i dhënë hov të ri mesazhit të krishterë për shoqërinë, si edhe për të orientuar veprimin e besimtarëve në botën e punës.

Mbërritja

Në Trieste, pas nisjes nga heliporti i Vatikanit në orën 6.30 – lexojmë në programin e publikuar sot nga Salla e Shtypit e Vatikanit – Papa do të mbërrijë në orën 8 në “Generali Convention Center”. Françesku do të mirëpritet nga kryetari i ipeshkvijve italianë, kardinali Matteo Maria Zuppi, nga imzot Luigi Renna, kryeipeshkëv i Katanias dhe president i komitetit organizues të Javëve Sociale dhe nga ipeshkvi Enrico Trevisi. Bashkë me ta edhe presidenti i Rajonit, Massimiliano Fedriga; prefekti i Triestes, Pietro Signoriello; kryebashkiaku Roberto Dipiazza dhe Philippe Donnet, administratori delegat i grupit të sigurimeve shoqërore “Generali”.

Fjalimi në Qendrën e Kongresit

Në këtë qendër do të mbahet një takim me pjesëmarrësit e Javës. Pas përshëndetjes së kardinalit Zuppi dhe paraqitjes së imzot Renna, Papa do të mbajë një fjalim. Në fund, ndërsa pjesëmarrësit e do të zhvendosen në Piazza Unità d'Italia (Bashkimi i Italisë), Papa do të takohet me disa grupe: përfaqësues ekumenikë, eksponentë të botës akademike dhe një grup migrantësh dhe personash me aftësi të kufizuara.

Mesha në Sheshin Unità d'Italia

Me një makinë të hapur, në orën 10.00, Papa Françesku do të largohet nga Qendra e Kongreseve për t'u zhvendosur në Sheshin Unità d'Italia (Bashkimi i Italisë), ku do të kremtohet mesha në orën 10.30, e ndjekur nga Engjëlli i Tënzot. Para bekimit përfundimtar ipeshkvi Trevisi do të falënderojë Papën dhe organizatorët. Papa do të niset rreth orës 12.30 e do të mbërrijë në Vatikan rreth orës 14.00.

06 qershor 2024, 15:24