Papa, kujton festën e Shëna Ndout nesër
R.SH. / Vatikan
Në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa Françesku kujtoi se nesër, më 13 qershor, do të kremtohet festa liturgjike e Shën Antonit të Padovës, meshtar dhe doktor i Kishës.
Ati i Shenjtë Bergoglio uroi që “Shembulli i këtij predikatari të shquar, mbrojtës i të varfërve dhe të vuajturve, të zgjojë në secilin dëshirën për të vazhduar rrugën e fesë dhe për të imituar jetën e tij, duke u bërë kështu dëshmitarë të besueshëm të Ungjillit”. Për Shën Antonin, lindur në Lisbonë, Papa u foli edhe shtegtarëve të gjuhës portugeze, duke u kujtuar disa nga fjalët e Shenjtit të Mrekullive: "Nëse lexoni Jezusin, ai do t'ju kënaqë mendjen e zemrën".