Papa: në kohë konfliktesh, feja shpesh përdoret si vegël

“Në këtë kohë konfliktesh, në të cilën feja shpesh përdorët si vegël për të nxitur ndeshjet, dialogu ndërfetar është një kusht i domosdoshëm për paqen në botë”, tha Papa Françesku në audiencë me pjesëmarrësit në Konferencën Ndërfetare të promovuar nga Lëvizja kishtare Fokolare.

R.SH. / Vatikan

"Dëshmia juaj është arsye gëzimi, është arsye ngushëllimi, veçanërisht në këtë kohë konfliktesh, në të cilën feja shpesh përdorët si vegël për të nxitur ndeshjet". Kështu tha Papa Françesku në audiencë me pjesëmarrësit në Konferencën Ndërfetare të promovuar nga Lëvizja kishtare Fokolare.

"Dialogu ndërfetar, përkundrazi - nënvizoi Papa, duke cituar enciklikën Evangelii gaudium - është një kusht i domosdoshëm për paqen në botë, prandaj është një detyrë për të krishterët, si dhe për komunitetet e tjera fetare".

03 qershor 2024, 11:31